Sipas epidemiologut të drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Selami Nazifi mësohet se në 7 muajt e parë të vitit janë zbuluar rreth 210 me hepatitin B dhe 42 me hepatitin c. sipas tij në qytetarët kanë mungesë të edukatës shëndetësorë prandaj shpërndarja e mjeteve mbrojtëse është shumë e vogël por edhe nuk i kryejnë rregullisht analizat.
“Për këtë 7-mujor janë zbuluar rreth 211 raste me hepatit B, C dhe me antigen australian pozitiv, kurse për këtë shtatë mujor, kemi 19 raste të reja me HIV pozitiv, kjo nga qendra e dhurimit të gjakut, që janë zbuluar në mënyrë rastësore”, - thotë Nazifi.
Prandaj specialistët e shëndetësisë këshillojnë dhe tërheqin vëmendjen që aktiviteti seksual të kryhet i mbrojtur dhe jo me persona të rastësishëm. Ndërsa apelon që për të gjithë ata persona të cilët kanë dyshime se mund të kenë marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme duhet t’u drejtohen qendrave mjekësore ose testit vullnetar falas pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal.
(ek/shqiptarja.com)