Shkolla e drejtorëve, Gert Janaqi në 'Report Tv': Kush ngel në provim, largohet nga puna

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, Gert Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, ka folur mbi hapjen e shkollave të drejtorëve.

Në fjalën e tij, Janaqi është shprehur se ky është një projekt, i cili ka tre vite që po asistohet dhe se do të largohen nga puna të gjithë drejtorët dhe nëndrejtorët që nuk e kalojnë provimin pas trajnimit.

Jemi në fazat e para. E kemi pilotuar me 200 mësues. Presim që fondi amerikan të sjellë ekspertët e huaj. Shkolla do të ketë ekspertë të huaj dhe vendas. Përsa kohë është miratuar është instrument ligjor, që çdo mësues me rezultate të shkëlqyera ka të drejtë të kandidojë. Do të largohen nga puna.

Gert Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit

 

Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar.

Vendimi ka qenë i qeverisë, ndërkohë që Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar sot kontratën me autoritetet shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti. Shkolla e drejtorëve do të nisë shumë shpejt nga puna, ndërsa Kryeministri ka thënë se ky projekt do të bëjë të mundur që reforma në Arsim të thellohet dhe të shkojë më tej.

INTERVISTA  E PLOTË:

Pse është i nevojshëm ky projekt?

Është një projekt që ka tre vite që po asistohet. Po investohet për të larguar politikën nga shkolla. Jemi të vonuar në këtë aspekt. Sepse vendet e zhvilluara kanë vite që e kanë konsoliduar si shërbim. Drejtori ka kompetenca të tjera. Të njohë ligjet, të dijë të komunikojë etj. Pra është një lloj menaxheri apo administratori. Drejtuesit dhe nëndrejtorët që janë në sistem do ti nënshtrohen kursit dhe provimit. Është një formim multidisiplinar. Do të ofrohen trajnime shumë të vazhdueshme. Institucionet simotra kanë dy komponentë. Punësim me transparencë dhe çdo kush duhet të trajnohet të paktën tre ditë në vit.

Pa kaluar testin, askush nuk bëhet drejtor?

Përsa kohë është miratuar është instrument ligjor, që çdo mësues me rezultate të shkëlqyera ka të drejtë të kandidojë.

Çfarë ndodh me ata që ngelin?

Do të largohen nga puna.

Kur pritet të fillojë?

Jemi në fazat e para. E kemi pilotuar me 200 mësues. Presim që fondi amerikan të sjellë ekspertët e huaj. Shkolla do të ketë ekspertë të huaj dhe vendas.

Ka nisur viti i ri shkollor, cilat janë nismat e reja?

Ka 10 risi. Një ndër to është edhe TIK. Është nga klasa e 4-12, brenda të cilës është edhe kodimi. Merren njohuritë e para për softëare. Kemi marrë ekspertizë nga Britania e Madhe. Programimi mund të mësohet nëpërmjet formulave të thjeshta. Ka shkolla që bëjnë informatikë pa kompjutera por investimi dhe gara me teknologjisë nuk mund të bëhet. Ne nuk presim dot deri sa t’i kemi të gjitha shkollat me kompjutera dhe pastaj të zhvillojmë TIK. Prej katër vitesh shkollat shqiptare janë pjesë e programit “eTwinning” dhe kemi fitues të projekteve ndërkombëtare. Kemi eksperienca pozitve dhe po i investojmë ato.  

Çfarë ka ndryshuar këtë vit?

Kemi ndryshuar programet dhe tekstet e reja. Tashmë ka ardhur momenti që mësuesit të punojnë më shumë më orë model, të jenë më kreativ. Pra të mos ketë më mësim përmendësh. Vitin tjetër vazhdon klasa e pestë me tekstet falas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës