Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka mirëpritur Fondacionin italian “Alinari”, njëri prej koleksioneve fotografike më të mëdhenj e më të vjetër në botë.
Drejtori i Fototekës “Marubi”, Luçjan Bedeni tha se së shpejti do të çelet shkolla e fotografisë në Shkodër.
“Ky bashkëpunim me Alinarin ka pikësynim një shkollë fotografie, e cila do të jetë një projekt i Marubit shumë ambicioz, jo vetëm për të bërë foto, por edhe restaurime, konservim dhe digjitalizim të arkivave. Kjo është vemendja jonë që pres ta realizojmë vitin që vjen. Po kështu dhe disa programme të tjera për të rinjve dhe hulumtuesve”. – tha Luçjan Beden
Presidenti i Alinarit tregon të tjera detaje të marrëveshjes.
“Marrëveshja mes Arkivit “Alinari” dhe Muzeut “Marubi” është e rëndësishme.
Në Mars ne do të sjellim ekspozitën me foto të arkivit Alinari. Ka shumë fusha me të cilat ne mund të bashkëpunojmë, sa i takon restaurimit të fotove si dhe për ti treguar fotografitë historike të rinjve”.
Arkivi “Alinari” përbëhet nga 5 000 000 artefakte që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët tona, pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore, jo vetëm asaj italiane. Që nga viti 2019 kjo trashëgimi e çmuar që e ka origjinën e saj në Firencen e vitit 1852, pranë Repartit Fotografik të Vëllezërve Alinari, është një e mirë publike, e blerë nga Rajoni i Toskanës i cili e administron, e ruan dhe e promovon përmes Fondacionit Alinari.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Shkodër/ Dhunuan 62-vjeçarin për një vendparkimi, gjykata cakton arrest me burg për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin! Avokati: S'ka akuza për çështje të tjera
25 Janar, 09:41
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Shkodër, granata dhe armë në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati (EMRAT)
23 Janar, 13:06
-
Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
23 Janar, 09:12
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)
22 Janar, 14:08