Shkolla e Magjistraturës, regjistrimet
e kandidatëve nga 15 gusht -5 shtato

Shkolla e Magjistraturës, regjistrimet<br />e kandidatëve nga 15 gusht -5 shtato
TIRANE - Shkolla e magjistraturës ka njoftuar të gjithë ata që duan të fillojnë Shkollën e Magjistraturës se për vitin akademik 2013-2014 do të jetë 8 vende për profilin gjyqtar dhe 3 vende për profilin prokuror dhe regjistrimet do të kryhen gjatë periudhës  15 Gusht – 5 Shtator pranë sekretarisë mësimore të kësaj shkolle nga ora 9.00-13.30.

Kandidati duhet të plotësojë këto kushte: nota mesatare mbi 8; të jetë diplomuar si “Jurist” në një nga Fakultetet e Drejtësisë Publike apo jo Publike, të akredituar brenda ose jashtë vendit; të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplomë universitare te fituar para përshtatjes se studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”;

Po ashtu, mund të regjistrohen për konkurrim edhe studentët e diplomuar si “Jurist” në programin minimal 4-vjeçar, deri në vitin 2010. Në dosjen personale për regjistrim duhet të paraqesin dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës; Të mos jetë i dënuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!