Shkolla e OSBE për trashëgiminë komunistë, një mundësi punësimi për të ardhmen

Shkolla e OSBE për trashëgiminë komunistë, një mundësi punësimi për të ardhmen

Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi

Shkolla verore “Komunizmi dhe trashëgimia komuniste në Shqipëri” filloi sot në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë. Shkolla organizohet për të dytin vit radhazi nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Përgjatë një jave, në këtë kurs ndërdisiplinor, 60 pjesëmarrësit e shkollës, të përzgjedhur nga 330 aplikantë, do të ndjekin leksione për tema të ndryshme të së shkuarës totalitare, do të diskutojnë rreth dokumentarëve që do të shfaqen dhe do të dëgjojnë dëshmitë e ish-të përndjekurve. Qëllimi është që të përfshihen më tej profesionistët e ardhshëm, si historianë, gazetarë, avokatë dhe mësues, në një diskutim për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit totalitar dhe për mënyrën se si  mund të trajtohet trashëgimia e kësaj të kaluare.

Duke folur në ceremoninë hapëse të shkollës verore, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, tha se vërente më kënaqësi që tani ka shumë institucione shqiptare që po merren me të kaluarën totalitare, duke veçuar Autoritetin për Hapjen e Dosjeve, universitetet, transmetuesin publik dhe disa shoqata të shoqërisë civile.

Vetëm përmes një dialogu të sinqertë, të hapur, të mirëbalancuar e me respekt mundemi të zbulojmë e të kuptojmë më shumë të kaluarën komuniste, sikurse çdo aspekt tjetër të historisë. Është klishe që nëse harrojmë të kaluarën jemi të detyruar ta përsëritim, por ka një të vërtetë përbrenda. Shqipëria është zhvilluar në mënyrë të paimagjinueshme dhe shumë pozitive gjatë 2-3 dekadave, mirëpo kurrë nuk mundemi të arratisemi nga historia. Distanca nuk na mbron nga historia jonë. Historia jonë është e pranishme brenda nesh, brenda shoqërisë tonë, në mënyrë të përhershme. Mundësia jonë e vetme me këtë distancë është që fitojmë një perspektivë më të fortë. Kjo perspektivë për të kaluarën është arritja e vetme e mundshme, arratisja jo.  Kërkojmë jo një të vërtetë historike përfundimtare, por një dialog historik të vazhdueshëm, në kërkim të së vërtetës. Krejt shoqëria duhet të marrë pjesë në këtë dialog, por ky dialog ka nevojë të drejtohet nga profesionistët dhe këta janë historianët, shkrimtarët dhe gazetarët.

Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha se brezat duhet të njihen me të kaluarën dhe se është detyra e historianëve ta identifikojnë atë me objektivitet.

Kjo shkollë është një dritare për të thelluar më tej studimet për të pasqyruar realitetin historik ashtu si ka ndodhur.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni

Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi, tha se historia ka nevojë të rishihet dhe të rishkruhet, pasi shumë gjëra të reja evidentohen çdo ditë nga kërkimet tona dhe të huaja.

Në këtë shkollë ju do të mësoni disa të vërteta dhe ne presim që ju, studiuesit e ardhshëm dhe të rinj, të zbuloni edhe më shumë të vërteta të historisë të kësaj periudhe të vështirë për t’u eksploruar.

Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi

Shkolla verore është pjesë e projektit disavjeçar të Prezencës së OSBE-së, që synon nxitjen e dialogut në shoqërinë shqiptare për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit totalitar në Shqipëri.Të rinjtë e specializuar dhe me njohuri të veçanta të kësaj trashëgimie mund të kenë dhe mundësi të shumta punësimi në sektorët muzeale dhe të turizmit historik.

Hapja e shkollës verore për komunizmin dhe trashëgiminë komuniste në Shqipëri në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë