Shkolla e parë shqipe e Rrëshenit

Shkolla e parë shqipe e Rrëshenit
TIRANE- Janë mbushur njëqind e pesëmbëdhjetë vjet prej ditës kur çeli dyert shkolla e parë shqipe e Rrëshenit, në tetor të vitit 1900. Për nëntrevën mirditore të Kthellës ky ishte një rast i papërsëritshëm, pasi ajo e niste shekullin e ri, modern me shkollën e vet. Teksa vetëm një vit më parë, me 1899 ishte hapur shkolla e Oroshit. Ndërkohë që vazhdonte të përgatiste seminaristë Kuvendi Françeskan i Rubikut, një shkollë e arsimit të mesëm. Udhërrëfyesja e shkollave veriore në periudhën e Pavarësisë do të ishte shoqëria letrare “Bashkimi” në Shkodër, e udhëhequr nga Abati i Mirditës Imzot Prend Doçi, rast unik kur një drejtues kishe në Malin e Shenjtë drejtonte dhe elitën kulturore të metropolit kulturor të kohës, siç ishte Shkodra e Gurakuqit, Idromenos, Fishtës etj.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin