Shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” është gati të presë nesër nxënësit e saj, e rikonstruktuar plotësisht pas 54 vitesh, me mbështetjen e Fondacionit të Katarit. Në ceremoninë e përurimit, ku morën pjesë edhe shumë ish-nxënës të saj, si këngëtarja Irma Libohova, ish- ministrja Mimi Kodheli, deputeti Ervin Bushati, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i entuziazmuar për rihapjen e shkollës, e cila i bashkohet kështu shkollave të reja ose të rikonstruktuara që janë tashmë gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor.
“Dje nënshkruam një marrëveshje 5 milion dollarë për ndërtimin e dy shkollave të reja, “Lasgush Poradeci” në Kombinat dhe “1 Qershori” në Pezë, si dhe Kopshtin 42 në zonën e ish-Bllokut. Nuk ka lajm më të mirë se të ndërtosh dhe hapësh shkolla”, tha Veliaj.
Ai theksoi se ata që sot kritikojnë, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës, treguan se nuk ishin në gjendje të ndërtonin qoftë edhe një shkollë të vetme. “Për ata që nuk bënë asnjë shkollë në Tiranë dua t’ju them, duroni dhe do të shikoni një tjetër mrekulli te shkolla “Sami Frashëri”, si kjo këtu, për të cilën na ndihmuan miqtë e Katarit. “Sami Frashëri” do të jetë dy herë më e madhe, dy herë më e fortë dhe dy herë më jetëgjatë dhe shumëfish, e disa herë më e bukur”, tha kryebashkiaku. Teksa solli disa shembuj të diskreditimit të opozitës para qytetarëve, në përpjekje për të shfrytëzuar fëmijët për politikë, Veliaj siguroi se edhe Kopshti nr. 42 do të ndërtohet shumë herë më i mirë.
“Kam parasysh konferencën për shtyp të atij që nuk bëri asnjë shkollë në Tiranë, kur tha se Kopshti 42 do të bëhet pallat. Ne, sigurisht, nuk harxhojmë kohë me ta, por dje e patë që deklaruam financimin e Kopshtit 42 me miqtë e Katarit. Pra, përdorimi i fëmijëve, i kopshtit, i çerdhes, si mjete për të bërë politikë, nga ata që tashmë janë diskredituar, flet shumë. Kështu thanë edhe për fushën në Laprakë, kështu thanë edhe për “7 xhuxhat”, që u bë kënd lodrash, kështu thanë edhe për lodrat te Liqeni, edhe për Parkun Rinia. Pyetja ime për ta është: A nuk u lodhët?! Ne do t’i zhgënjejmë me ndërtimin e një super kopshti nr. 42, me një super shkollë në Pezë dhe me një super shkollë në Kombinat”, deklaroi Veliaj.
VIDEO/Aktiviteti i plotë
Kryetari i Bashkisë u ndal edhe tek shkolla e Pezë Helmësit, teksa sqaroi se ajo do të rikonstruktohet plotësisht, ndërsa fëmijët janë sistemuar përkohësisht në një shkollë private, me kushte shumë të mirë dhe mësim me një turn. Ai i kërkoi opozitës që të mos përdorë merakun e prindërve për kauzat e saj politike, ndërsa i siguroi se do të zhgënjehen më 25 prill.
Sipas tij, politika e shëmtuar, me merakun e një prindi të sinqertë, është një politikë pa të ardhme.
“Për këdo që mundohet të përdorë merakun e prindërve, i them se do zhgënjehen shumë, jo vetëm më 25 prill, por do ta zhgënjejmë përditë, deri në 25 prill, kur do të vijë edhe zhgënjimi final i atyre që mundohen të përdorin meraqe prindërore për kauzat politike. Shkolla në Pezë Helmës do të hapet nesër në shkollën private “Vëllezërit Kajtazi”. Ata nuk e përdorin më godinën sepse shkolla e tyre ka pësuar një transformim, kështu që atë ndërtesë do ta përdorim për nxënësit e Pezë Helmësit. Kur gjërat transformohen dhe produkti duket, kupton se politika e shëmtuar, me merakun e një prindi të sinqertë, me merakun e një fëmije, është një politikë që nuk ka të ardhme. Të ardhme ka politika e drejtë, pranimi i së vërtetës, pranimi i sfidave, ndarja e punës, pastaj çuarja e punës deri në fund, për të patur histori suksesi si sot me shkollën ‘Jeronim de Rada’”, tha ai.
Shkolla “Jeronin de Rada” është vetëm një nga institucionet e reja në kryeqytet. “Ne do të vazhdojmë me tre shkollat e reja që firmosëm dje, që shkojnë në total 11 shkolla të prekura nga tërmeti, plus 17 të tjera që janë në proces. Jo vetëm rrisim cilësinë e arsimimit, por amortizojmë një pjesë të madhe të trafikut dhe sigurohemi që fëmijët kalojnë më shumë kohë cilësore”, sqaroi kryebashkiaku Veliaj.
Përfaqësuesi i Fondacionit të Katarit, Khalifa Bin Jassim Al Kuëari, theksoi se ky projekt është një shenjë solidariteti dhe një dhuratë, nga lartësia e tij, Emiri i shtetit të Katarit, dhe nga populli i Katarit për vëllezërit e tyre në Shqipëri.
Erion Veliaj me përfaqësuesit e Fondacionit të Katarit
Pas inagurimit të shkollës “Jeronim de Rada” nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, PD thotë se në ambientet e saj është përhapur masivisht COVID-i. Sipas Albana Vokshit, në atë shkollë janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid, pra 1/4 e stafit mësimor. Ajo thotë se shkolla nuk duhet të hapet deri në testimin e të gjithë mësuesve, sepse do të rrezikohet jeta e të gjithëve.
Deklaratë e plotë e Albana Vokshit:
Disa momente më parë në shkollën De Rada ishte Erion Veliajn për të inauguruar një shkollë të rikonstruktuar me fondet e shtetit mik të Katarit. Aty nuk kishte mësues, nuk kishte as prindër, pasi në shkollën de Rada është përhapur masivisht COVID-i.Propaganda kriminale e dyshes Rama-Veliaj nuk mund të fshehë problemin kryesor sot me shkollat, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit. Mbrëmë në orët e vona të natës pranë grupit te punës pranë PD te ngritur nga Kryetari Lulzim Basha kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në lidhje me këtë çështje. Në shkollën de Rada, fatkeqësisht, janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid. Kjo është 1/4 e stafit mësimor. Është një situatë alarmante që do të vinte në lëvizje çdo qeveri në botë, por jo këtë tonën, e cila kërkon të bëhet vetëm shoë dhe të fshehë paaftësinë e saj. Çfarë e bën gjendjen më skandaloze është pashpirtësia e kryebashkiakut të Tiranës. Ai ka përjashtuar nga ceremonia sot të gjithë mësuesit që kanë pasur kontakt të afërt me mësuesit e infektuar për të mos rrezikuar asgjë vetë. Po për fëmijët e kësaj shkolle a tregohet i njëjti kujdes? As që bëhet fjalë! Mësuesit që kanë pasur kontakt me ata që janë infektuar janë urdhëruar të dalin nesër të japin mësim, pa iu bërë testi, pa qenë të sigurt. Këto janë dy standardet e këtij pushteti. Për vete siguri maksimale, për fëmijët e të tjerëve dhe mësuesit asnjë kujdes. Për PD jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi, i çdo mësuesi është e shenjtë. Shkolla Jeronim de Rada nuk duhet hapur nesër. Le të vijë prapë Veliaj dhe Rama ta inaugurojnë, por nxënësit dhe mësuesit duhen kursyer. Ministria duhet të marrë masat që një shkollë me gjendje të rënduar nga COVID të mos nisë pa bërë testimin e mësuesve dhe pa u siguruar për ta. Rasti i shkollës de Rada provoi se kërkesa e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për testim masiv të mësuesve është kërkesë e drejtë dhe urgjente. Testimi covid dhe serologjik do të evidentojë zonat e infeksionit dhe do të japë mundësi të izolojë përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit. Testimi nuk i kushton shumë qeverisë. Mjafton që ajo të heqë dorë nga disa lukse të saj. Për rreth 40 mijë mësues dhe punonjës më shkolla në të gjithë vendin duhen vetëm 1.6 milionë euro. Është një investim minimal për sigurinë e shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe familjarëve të tyre. 1.6 milionë euro testime për shkollat janë sa disa udhëtime me charter të Edi Ramës dhe ndonjë koncert i Erion Veliajt. Qeveria duhet të heqë dorë nga lënia e përgjegjësisë vetëm tek prindërit siç po bën me Formularin e Deklarimit të përditshëm për gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Ka akoma kohë që qeveria të marrë masat e duhura.
• Të vendosë matës dixhital temperature në çdo shkollë të vendit
• Të sigurojë kushte normale higjenike dhe ujë të rrjedhshëm
• Të bëjë testin covid dhe atë serologjik për mësuesit
• Të rrisë numrin e mësuesve për zhvillimin normal të procesit mësimor. Mësimi me disa turne nga të njëjtët mesues është rraskapitës dhe do të ndikojë për keq në cilësinë e mësimdhënies.
• Të rrisë shpërblimin për mësuesit që po punojnë në kushte të jashtëzakonshme.
Shëndeti i çdo fëmije dhe mësuesit është prioritet për PD. Por ai duhet të shkojë paralel me cilësinë në arsim, në mënyrë që në Shqipëri të mos rritet një brez COVID.
GRUJA ME FYTYR BURRI TË SHMTUAR ALBANA VOKSHI KRYEHAJDUTE E PD NUK KA DIT QË D'LEF SE MENDON QË DUKE LEF E GËNJYER DO VI NË PUSHTET QË TË VJEDHI ME 4 DUART SE I ËSHTË BO SYRI BAKËR KA 8 VJET PA VJEDH.
Përgjigju