Shkolla “Kongresi i Manastirit” hap dyert si qendër komunitare, Veliaj: Nuk ka investim më të mirë për fëmijët

Bashkia e Tiranës vijon me sukses zbatimin e projektit për shfrytëzimin e shkollave si qendra komunitare në kryeqytet. Edhe të rinjtë dhe të rejat e zonës së Kombinatit mund të shfrytëzojnë terrenet sportive dhe mjediset e shkollës “Kongresi i Manastirit” për aktivitete kulturore dhe sportive gjatë orëve të pasdites dhe në fundjavë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi standardet e punimeve, ndërsa theksoi rëndësinë që po i kushton bashkia edukimit të fëmijëve.

Më vjen mirë që projekti që kemi përqafuar për Njësinë 6 të na ecë sa më mbarë edhe në shkollat e tjera. Kemi filluar tek “Betim Muço”, po vijojmë këtu, do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera. Unë e di që ndoshta është pak përtesë të dalin e të sjellin fëmijët në sport, por besoj se nuk ka investim tjetër më të rëndësishëm për karakterin e fëmijëve pas orës së mësimit se sa marrja me sport.

Kryebashkiaku Erion Veliaj 

Ai theksoi se investime të tilla janë një mundësi më shumë për të edukuar një jetë të shëndetshme për fëmijët, të cilët në këtë mënyrë nxiten të lenë kafenetë e pikat e basteve dhe të merren me sport. Ai u bëri apel prindërve që të nxisin fëmijët për t’u marrë me aktivitete sportive.

Si prindër, të gjithë e dimë se fëmijën nuk mjafton vetëm ta ushqesh, njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, por jetojnë edhe me sport, me muzikë, me libra, me kinema, teatër, shëtitje në natyrë. Rëndësi ka që t’i japim frymën gjithë Tiranës që të merret dhe të organizojë aktivitete sportive. Pavarësisht nëse bëhemi apo jo anëtarë të skuadrave kombëtare, besoj se jemi të gjithë anëtarë të një skuadre, që është skuadra e Shqipërisë, skuadra e Tiranës, dhe pavarësisht ku do shkëlqeni, ose në sport, ose si inxhinierë, ose si doktorë, politikanë, deputetë, ose si një aktivist i këtij komuniteti, jam i bindur se mësimet që marrim nga sporti në 62 palestrat tona, janë mësime që na duhen gjithë jetën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj 

 

Kryebashkiaku Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për të ndaluar të gjitha lojërat e fatit dhe pikat e basteve në zonat e populluara, duke theksuar se ai është vendimi më i mirë edhe për qytetarët e Tiranës.

Një nga gjërat më të mira që është vendosur këtë vit dhe që hyn në fuqi në datën 1 janar është mbyllja e të gjitha pikave të basteve, bingove dhe kazinove. E di që mund të jetë 1 në 100 burra që është mërzitur, por ju garantoj se 100% e grave dhe fëmijëve janë gëzuar sepse do ta kenë babin më shumë në shtëpi dhe më rrallë me lacat e lagjes, duke lënë lekët në baste. Jam i bindur që Tirana del shumë e fituar nga kjo punë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj 

 

Kemi bërë një llogari: në pikat e basteve harxhohen më shumë para se sa i gjithë buxheti i bashkisë. Duke mbyllur pikat e basteve paratë që ngelen shkojnë për familjen. Kështu, nesër regjistron fëmijën në një kurs sportiv, në piano apo violinë, e çon në një aktivitet, ekskursion, i blen një biletë për kinema, për teatër, i bën një abonim në bibliotekë, i blen rroba të reja sportive. Me mbylljen e pikave të basteve, çdo baba që është liruar nga ato dy orë ndeshje, ka mundësi që të sjellë fëmijën në një aktivitet sportiv, që mund të bëhet kampion për Tiranën tonë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj 

 

Deputetja e zonës dhe kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës, që nxit të rinjtë të merren më shumë se sport.

Shumë e lumtur që po e kthejmë edhe njëherë vëmendjen te rritja e shëndetshme e fëmijëve. Sa më shumë fëmijë të dedikuar për sportin, aq më shumë fëmijë të shëndetshëm sot, e mbi të gjitha aq shumë sportistë të famshëm nesër. Ndërkohë, do të vazhdojmë kështu, së bashku me kryetarin e Bashkisë, që çdo shkollë ta kthejmë në qendër komunitare dhe fëmijët t’i kemi të dedikuar pikërisht në aktivitete fizike.

Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi