TIRANË- Nivel tepër i dobët i kandidatëve për tu pranuar në shkollën e policisë. Burime nga grupi kontrollues bënë me dije se nga korigjimi i 1 mijë testeve të para kanë mundur të fitojnë vetëm 4 kandidatë.
Ata janë 4 djem dhe mundën të merrnin 70 pikë, që ishte niveli minimal i vendosur nga Policia e Shtetit për tu pranuar në shkollë. Në total do konkurojnë 5020 kandidatë për 300 vende.
Shumë prej kandidatëve pas testimit u shprehen se provimi ishte i vështirë. Në lidhje me dëshirën për t'u bërë oficerë policie të rinjtë thonë se kanë zgjedhur të konkurojnë pasi e kanë pasion por edhe të ndikuar nga natarë të familjes
Shumë prej kandidatëve kanë pritur në radhë për të marrë rezultatet e testimit. Provimi që nisi këtë të martë do të vazhdojë në datat 16 dhe 17 mars.

Ditën e mërkurë do testohen kandidatët e Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe Beratit, ndërsa në datën 17 mars testohen kandidatët e Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Dibrës.
Konkursi për t’u pranuar në shkollën e policisë do të zhvillohet në katër Faza. E para është testimi me shkrim, i dyti testimi i aftësive fizike, më pas intervista me gojë dhe i fundit testimi psikologjik. Më i rëndësishmi është testimi me shkrim i cili zë 70% të peshës së pranimit.
Të rinjtë dhe prindërit duke pritur në radhë..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të rinjtë dhe prindërit duke pritur në radhë..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)