Shkolla profesionale në Kamzë për 12 muaj me ambiente të reja, punimet do nisin dhe për shkollën “Hillari Clinton”! investim i Gjermanisë


Për 12 muaj nxënësit e shkollës profesionale në Kamzë, do të kenë ambiente të reja dhe me kushte bashkëkohore.  Punimet që tashmë kanë nisur, janë pjesë mbështetjes së Qeverisë Federale Gjermane për arsimin dhe formimin profesional në Kamëz, i cili zbatohet nga Banka për Zhvillim.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Zingraf nënvizoi, se bashkëpunimi midis shkollave profesionale dhe kompanive private është i rëndësishëm pasi është shumë e nevojshme për nxënësit të marrin aftësitë e kërkuara nga ekonomia e vendit”.

“Nga eksperienca jonë në Gjermani mendojmë se bashkëpunimi midis shkollave profesionale dhe kompanive private është I rëndësishëm pasi është shumë e nevojshme për studentët të marrin aftësitë e kërkuara nga ekonomia e vendit.” Më tej, Z. Zingraf shtoi se: “Për të mundësuar këtë, Qeveria Gjermane ka mbështetur sektorin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri përmes a) asistencës teknike të dedikuar në nivel institucional për të përgatitur kurricula cilësore dhe të orientuara nga tregu i punës me anë të GIZ dhe b) investime në ambjente studimore dhe infrastrukturë fizike nëpërmjet KfË-së, si këto që po fillojmë të ndërtojmë sot, këtu në Kamëz.”,  tha ambasadori Gjerman Peter Zingraf.

Ndërsa ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se arsimi profesional duhet parë si alternativë parësore.

“Qeveria shqiptare ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në forcimin e kapaciteteve të shkollave profesionale, në bashkëpunim dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Shkolla profesionale e Kamzës është shkolla më e madhe profesionale në vend, me rreth 1500 nxënës të regjistruar dhe me 8 drejtime kryesore, ky dy prej tyre janë drejtimet më të kërkuara në tregun e punës, IT dhe Turizmi. Me mjaft rëndësi, është dhe bashkëpunimi i shkollave profesionale me bizneset, ku shkolla profesionale e Kamzës bashkëpunon me rreth 160 biznese, dhe nxënësit e arsimit profesional kryejnë praktikat e tyre, punojnë me kohë të pjesshme, apo punësohen pasi përfundojnë studimet. Shkolla profesionale dhe arsimi profesional duhet parë si alternativë parësore pasi të gjithë nxënësve u jep një bagazh dhe përparësi në tregun e punës, në krahasim me arsimin e përgjithshëm”, tha Ministrja.

Qendra e multifunksionale për arsimin në Kamzë do të ketë 20 klasa të reja apo të rinovuara si edhe 15 zona për kryerjen e praktikës (laboratorë, punishte etj.) të reja dhe me pajisje të fjalës së fundit. Kjo do t’i mundësojë hapësirën e nevojshme për arsimimin elitar të 1800 nxënësve në vit,  si edhe mundësi shtesë formimi për të rriturit. 

Shumë shpejt në Kamzë do të nisë dhe ndërtimi i shkollës 9 vjeçare, “Hillari Clinton”. Hapësira ku do të ndërtohet ky institucion arsimor është më shumë se 10 mijë metra katrorë dhe do të ketë një kapacitet prej 1300 nxënësish. Edhe ky projekt tha kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, do të jetë me financim të Qeverisë Gjermane, dhe zbatim të Bankës për Zhvillim KfË.

“Pas tërmetit qeveria Gjermane, nëpërmjet KFË, do investohet edhe në shkollën Hilari Klibton. Është vonuar pjesa e fillimit të punimeve. Vetëm shkolla Hilari Klinton do të jetë 10 mijë metra katror. Kam informacion që nxënësit që fillojnë shkollën e mesme për agronomi, kanë një pagesë prej 7 mijë lekë në muaj’, tha Suli.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 05/10/2022 19:43

    edi rama te lutem shembe te tille kamzen,,dhe paskuqanin,,,te shkojne maloket nga kane ardhur se e qelben tiranen me mut --shurre,,e krime...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd