Shkollat 'Lidhja e Prizrenit' dhe 'Petrit Llaftiu' në Shijak gati për të pritur nxënësit në shtator, Rama: Kanë rilindur më të mëdha e më të forta

TIRANË- 550 nxënës në Shijak do të ulen në bankat e shkollës, në një ambient krejtësisht të ri. Rikonstruktimi i 2 shkollave gjimnaze, Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” janë gati për të pritur nxënësit në shtator.

Ato përmbajë 18 klasa dhe 4 laboratore, teksa ambientet u inspektuan sot nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.

"Aty ku shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” kanë rilindur më të mëdha, më të forta e më të bukura, për 550 nxënës që do të rikthehen në shtator", tha Rama.

Nga ana tjetër, Arbana tha se ndërtesat e prekura nga tërmeti do të përfundojnë shumë shpejtë për të strehuar banorët që mbetën në qiell të hapur më 26 nëntor.

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë