Shkollat, mësim të shtunave për
të zëvendësuar orët e humbura

Shkollat, mësim të shtunave për<br />të zëvendësuar orët e humbura
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur mbyllur shkollat deri në datën 16 janar, për të mbrojtur popullatën nga gripi, pasohet nga një tjetër vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Burime nga ky institucion njoftojnë se orët e mësimit që janë humbur për shkak të situatës virale dhe të ftohtit të këtyre ditëve do të zëvendësohen.

Deri më tani është menduar që mësimi do të zëvendësohet ditëve të shtuna, por ende nuk është ngritur grupi i punës për të hartuar planin në detaje.

Gjithsesi është e sigurt që të gjithë nxënësit do të zëvendësojnë mësimin e humbura që prej datës 4 janar, kur edhe u pezullua mësimi për shkak të epidemisë së gripit dhe të ftohtit arktik.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv