Shkollat në Vlorë pa ngrohje, pezullohet mësimi! Nxënësit e shkollës 'Pavarësia': Na thanë ikni se është ftohtë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi problemet me ngrohjen në shkolla, por janë nxënësit ata që deklarojnë se as dje nuk kanë mundur të zhvillojnë orët e mësimit për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohësve në klasa. Kronika na njeh me këtë problematikë në shkollën "Pavarësia" të Vlorës.

Të enjten nxënësit në mbarë vendin duhet të riktheheshin në shkolla, pas tre ditëve ndërprerje por në Vlorë ka qenë e pamundur të zhvillohej mësimi.

Nxënësit e shkollës së mesme industriale "Pavarësia" treguan për Report Tv se për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes nëpër klasa është pezulluar mësimi që në orën e parë.

"Dje që në orën e parë na nxorën na dhanë ikni se është ftohtë. sot jo shumë por dje nuk shtyhej atje. S'kemi fare ngrohje. Jam vit i parë dhe dje nga i ftohti nuk isha fare në shkollë", thonë nxënësit.

Jo vetëm shkolla "Pavarësia", ngrohja mungon në pjesën më të madhe të institucioneve arsimore të qytetit bregdetar. Report Tv mëson se nga nga 36 shkolla që ka gjithsej bashkia e Vlorës, vetëm në 6 prej tyre sigurohet ngrohje qendrore me kaldaja.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nexhi: 28/01/2022 18:43

    Ca faji ka Alma Bakiu aty.ky eshte problem i shume shteteve ne kohe ngricash.Ka shume mangesi arsimi po kjo s.qendron

    Përgjigju
  • Lori: 28/01/2022 17:47

    Keshru so jene shkollat ne Vlore derisa ministria te mbaje ne krye te arsimit ne Vlore Alma Bakiun e cila nuk e ka profesionalizmin e duhur per ate karrike qe mban.Per me teper kur Vlora mbulohet nga Fieri qe ka ne krye te DRAP znj.Brunilda Dhamo qe qenka me precedent penal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Një ditë më parë u gjobit nga AKM, Bashkia e Vlorës s’reflekton! Mbeturinat ‘derdhen’ rrugëve, koshat plot e përplot

Një ditë më parë u gjobit nga AKM, Bashkia e Vlorës s’reflekton! Mbeturinat ‘derdhen’ rrugëve, koshat plot e përplot