Shkollat që nuk hapën dyert e dijes (VIDEO)

Shkolla 9-vjeçare në Floq të Korçës nuk i hapi sot dyert për të pritur nxënësit në ditën e parë të shkollës. Prej muajsh klasat e kësaj shkolle janë kthyer në ‘shtëpi’ të banorëve të cilëve tërmeti i qershorit u prishi shtëpitë. 25 nxënësit dhe fëmijët e kopshtit të Floqit janë dërguar  shkollën e fshatit tjetër, në Pulahë.

Por në Korçë një tjetër shkollë nuk hapi dyert e dijes për nxënësit. Ajo e është shkolla 9-vjeçare ‘Nuçi Naçi’ e cila është edhe duke u rikonstruktuar dhe nuk ishte gati në këtë 16 shtator për të pritur nxënësit. Të gjithë fëmijët që do duhet të bënin  mësimin në këtë shkollë janë transferuar tek ‘Naum Veqilharxhi’ deri sa shkolla e tyre të jetë gati.

Shkolla në Floq ku jetojnë të prekurit nga tërmeti

Rrezikohet mbyllja e shkollave në Kukës, nuk ka nxënës

Largimet e banorëve dhe ulja e numrit të nxënësve rrezikojnë mbylljen  e disa shkollave në Qarkun e Kukësit. Me vendim të Ministrisë së Arsimit pritet të kyçen 3 shkollat, ajo 9 vjeçare Nimqe ku nxënësit pritet të transferohen në Shkollën e Topojanit. Për shkollën e Fshatit Piste nxënësit do transferohen në Shemeri dhe për shkollën Ujmisht nxënësit do transferohen në Malqenë . Sipas Zyrës Vendore të Arsimit në Kukës, kyçja përfundimtare e tyre do të vendoset pas një diskutimi edhe me prindërit, pasi është hasur në kundërshtimin e tyre.

Po ashtu edhe Zyra Arsimore në Has bën me dije se 2 shkolla janë propozuar për tu mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Bëhet fjalë vetëm për klasat e 6-9 të fshatit Muje, ndërsa nxënësit e ciklit fillor do zhvillojnë mësimin aty ku janë. Problem në këto zona ngelet transporti i fëmijëve të cilët janë 12 km rrugë larg nga fshati Muje deri në qytet dhe ka mungesë të mjeteve të transportit .

Gjithashtu shqetësimi i transportit mbetet dhe për nxënësit e klasave të 6-9 të shkollës 9 vjeçare në fshatin Zgjeç, të cilët mendohet të transferohen 6 km më tej në shkollën e fshatit Letaj. Në këtë fshat pritet të hapet edhe një shkollë e re në tetor, por deri atëherë mësimi do të bëhet në shkollën e vjetër.

Por nuk mbaron këtu, propozimi për të transferuar nxënësit vjen nga zyra arsimore edhe për fëmijët e fshatit Plan, që ata të shkojnë në shkollën 9 vjeçare në Fierzë. Në këtë rast transporti është marrë përsipër nga Bashkia Kukës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë