Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat-DimalMoravë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në tentativë për të parakaluar.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, Kristaq Stefa, 69 vjeç dhe një 52-vjeçar. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Beratit, ata janë transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.