Shkon në 86 numri i viktimave në Nigëri nga ISIS

Ka shkuar në 86 të vdekur numuri i viktimave tëvrarë në Dalori të Nigersië si pasojë e një sulmi kamikaz nga grupi terrorist Boko Haram, të cilët dogjën fshatin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në veri-lindje të Nigerisë , 5 km larg nga Maiduguri, vendi i origjinës së terroristëve, raporton Daily Mail. Midis të vrarëve kishte edhe fëmijë. Sulmi sipas dëshmive të të mbijetuarve thuhet se është shkaktuar nga të patën 3 gra kamikaze, të cilat kishin hedhur veten e tyre në erë.

Një prej të mbijetuarve, Alamin Bakura tha duke qarë në një bisedë telefonike për Associated Press se ai pa me sytë e tij tmerrin. Ai tha se disa nga anëtarët e familjes së tij u vranë ose u plagosën nga sulmi i kamikazeve, ndërkohë që ai ishte i fshehur në një pemë dhe nuk mundi të lëvizte që aty për të ndihmuar ndonjë. Ai tregoi mw tej se pa tre sulmueset femra që hodhën veten në erë në mesin e njerëzve, të cilët arritën të iknin në fshatin fshati Gamori, duke vrarë shumë njerëz.

Këto fotografi të tmerrshme tregojnë djegien e fshatit dhe trupat e djegur të njerëzve dhe kafshëve nëpër rrugë. Fëmijë të djegur së gjalli, trupa pa jetë të karbonizuar nëpër rrugë. Kjo është panorama rrëqethëse që la pas sulmi i radhës i shtetit islamik.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit