Shkon në 14 numri i të infektuarve në SHBA, odisea e tragetit 'Diamond Princess', Japonia zhvillon teste antivirale

Shkon në 14 numri i të infektuarve në SHBA, odisea e tragetit 'Diamond Princess', Japonia zhvillon teste antivirale

Infeksione të reja në SH.B.A.

Ndërkohë, një rast i ri i koronavirusit kinez është konfirmuar në Kaliforni. Sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore të SHBA, ai është një nga qytetarët amerikanë të evakuuar nga Wuhan, i cili tani ndodhet në bazën detare Miramar në San Diego dhe është rasti i 14-të i koronavirusit në SHBA dhe i teti në Kaliforni.

Odisea e tragetit 'Diamond Princess'

44 persona persona të tjerë në bordin e tragetit
Diamond Princess', e vendosur në karantinë në gjirin e Yokohama, në Japoni, rezultuan pozitive në testet e koronavirusit duke e rritur numrin e të infektuarve në 174 mes 3700 pasagjerëve që ndodhen në bord.

Janë duke u zhvilluar teste të medikamenteve antivirale

Teste të medikamenteve të reja antivirale janë duke u zhvilluar ndërkohë në Japoni prej ku është njoftuar se kanë filluar studimet klinike mbi 'Remdesivir' për të verifikuar efektivitetin e tij kundër koronavirusit pasi te disa pacientë ilaçi që përdoret në trajtimin e të sëmurëve me HIV AIDS ka dhënë rezultate pozitive.

Qendra për Kontrollin Shëndetësor dhe Parandalimin e SHBA ndërkohë ka bërë të ditur se testet diagnostikuese për koronavirusin e ri ‘Covid-19’ të zhvilluara dhe të vëna në dispozicion nga vetë kjo Qëndër nuk po funksionojnë mirë.

Ajo ka zhvilluar një paketë diagnostikuese për virusin dhe ka filluar dërgimin e tyre në gjithë laboratorët e çertifikuar në Shtetet e Bashkuara, në secilën nga 50 shtetet që më 5 shkurt në mënyrë që të përshpejtohet zbulimi i vaksinës.

Nga ana e tyre laboratorët në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar, gjatë procedurës standarde të verifikimit të testit, se mund të prodhojë rezultate jokonkluzive, dmth as pozitive dhe as negative dhe se duhet ende kohë për të zhvilluar teste të reja.

Ministrat e Shëndetit në Bruksel

Sot, ministrat europianë të shëndetësisë do të takohen për të koordinuar veprimet në përgjigje të epidemisë. Ministri gjerman i shëndetësisë në prag të samitit tha se gjendja më shpejt mund të pëkeqësohet sesa të përmirësohet dhe se është e rëndësishme transparenca e qeverive përball popullit.

Nga ana tjetër Agjensia e vlerësimit ‘Standard & Poors’ ka shkurtuar vlerësimet e rritjes ekonomike globale deri në vitin 2020 me 0.3% dhe OPEC ka ulur parashikimet e kërkesës së naftës.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi /Bilance lufte, 242 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 1369, numri i të infektuarve rritet në 60 335 (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit