Aksidenti tragjik në Itali, shkon në 3 numri i shqiptarëve të vdekur! 33-vjeçari u gjet 300 m larg makinës! Trupi i tij u zbulua pasi e kërkoi e dashura (EMRAT)

Aksidenti tragjik në Itali, shkon në 3 numri i shqiptarëve të vdekur! 33-vjeçari u gjet 300 m larg makinës! Trupi i tij u zbulua pasi e kërkoi e dashura (EMRAT)

Marian Kola dhe vendi ku ndodhi aksidenti

Ka marrë përmasa tragjike aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës (16 mars) në Itali ku humbën jetën shqiptarët Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç nga Dibra, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla.

Sipas mediave italiane, 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMW dhe më pas mori flakë, është gjendur edhe trupi i një personi të katërt. Ai është Aleks Mhillaj 33-vjeç, nga Lezha, bëjnë me dije burime për Report Tv dhe ishte kunat me 28-vjeçarin e plagosur rëndë Enrik Nikolla

Trupi i pajetë u gjet nga denoncimi i bërë nga e dashura e tij e cila i tha policisë se nuk kishte lajme për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit. Aksidenti i rëndë ndodhi pranë komunës së Segnit në drejtim të Anagni-Colleferro. Pas aksidentit, BMW shpërtheu në flakë.

Aksidenti tronditës
Një telefonatë në numrin 112 dërgoi në vendin e aksidentit karabinierët nga stacioni Segni. Një BMW e serisë 4 kishte dalë nga rruga, duke u futur në mes pemëve dhe duke marrë flakë pas përplasjes. Makina, që vinte nga Anagni (Frosinone), po udhëtonte në Casilina me shpejtësi marramendëse, me sa duket me rreth 200 kilometra në orë. Duke udhëtuar përgjatë rreth rrotullimit, goditi bordurën me anën e majtë dhe fluturoi në mes të pemëve pas rreth 50 metrash rrokullisje.

Dëshmitari
"Makina u ngrit nga toka, dukej si një raketë," tha një grua që kishtë parë BMW duke ecur me shpejtësi. Përplasja shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marian Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27, dy të rinjtë që ishin ulur përballë, ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, përfundoi jashtë makinës dhe ndodhet në spital i plagosur rëndë. Ndërsa 33 vjeçari Aleks Mhillaj, u gjet 300 m larg vendit të aksidentit.

Të katërt, me origjinë shqiptare, banues në periferi jugore të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Të gjithë pa dokumente, por u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.

Pas përplasjes, BMW ka marrë flakë në pjesën e përparme dhe pjesërisht në kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin dy trupat e pajetë. Ndërhyrja e zjarrfikësve të Colleferro dhe Palestrinë ishte e nevojshme për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në shkurre. 

Me mbërritjen e urgjencës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e dy të rinjve ndërsa i treti, i shtrirë përtokë në gjendje shumë të rëndë, është dërguar me kodin e kuq fillimisht në spitalin Colleferro dhe më pas në Poliklinikën Tor Vergata ku iu nënshtrua një operacioni me shpresën për t’i shpëtuar jetën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat