MAQEDONI E VERIUT- Shënohet viktima e katërt me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ajo është një grua nga Struga në moshën 66-vjeçare. Ajo ishte kishte pasur kontakt me një nga mjekët e infektuar.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të prekurve me COVID-19 në 241, tre janë shëruar dhe 4 viktima. Nga të infektuarit e rinj nëntë janë nga Shkupi, tre nga Kumanova dhe Struga, dy nga Tetova, Prilepi dhe Dibra, si dhe një nga Manastiri.
Të prekurit e fundit nga virusi në Maqedoni
Shkup – 9
Kumanovë – 3
Strugë – 3
Tetovë – 2
Prilep – 2
Dibër – 2
Manastir – 1