Arrin në 93 numri i viktimave nga zjarri në Havai, pamjet e dronit tregojnë shkatërrimin, ishulli i ngjan një arene lufte

Banorët e Mauit në Havai përballen sot me një peizazh të trishtueshëm shtëpish të rrafshuara, makinash të shkrumbuara dhe rrugëve të mbuluara me hi, aty ku dikur ngriheshin ndërtesa ndërsa bëjnë bilancin e jetëve të tyre të shkatërruara.

Ka shkuar në 93 numri i të vdekurve ndërkohë që guvernatori i Havait thotë se bilanci mund të rritet edhe më tej pasi qindra persona janë ende të pagjetur 

Pamjet e kapura nga një dron tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret që përfshiu qytetin historik të Lahaina, në ishullin Havai të Maui.

Dhjetra njerëz në ishull kanë vdekur nga zjarret, ndërsa shumë ndërtesa dhe automjete janë shkatërruar gjithashtu. Qyteti bregdetar tërheq rreth dy milionë turistë në vit.

Zjarret janë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e shtetit që nga një cunami në vitin 1946, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 150 njerëzve në ‘Big Island’, që nxiti zhvillimin e sistemit të emergjencës në të gjithë territorin që përfshin sirenat, të cilat bien çdo muaj për të testuar gatishmërinë e tyre.

Katër ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse banorët kishin marrë ndonjë paralajmërim përpara se zjarri të përpinte shtëpitë e tyre.

“Zakonisht përdoren sirenat e uraganit ose bëjnë diçka për të na paralajmëruar. Kësaj radhe asgjë. Të gjithë po evakuohen duke u mbështetur në fjalë goje. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz kishin dalë në rrugë, thjesht rrinin jashtë, të pafuqishëm”, thotë Sydney Carney, banore e qytetit Lahaina.

Presidenti Joe Biden gjatë javës urdhëroi që të sigurohet ndihma federale pasi zjarret shkatërruan qytetin turistik në ishullin Maui.

“Sapo kemi miratuar një deklaratë për fatkeqësi madhore për Havain, e cila do të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë dëshpëruese për ndihmë tani. Kushdo që ka humbur një të dashur, shtëpia e të cilit është dëmtuar ose shkatërruar, do të marrë ndihmë menjëherë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Disa njerëz u detyruan të hidheshin në Oqeanin Paqësor për të shpëtuar. Evakuimi i Lahainas u ndërlikua nga vendndodhja e saj mes bregdetit dhe kodrave, që do të thotë se në rastin më të mirë kishte vetëm dy rrugëdalje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Arrin në 93 numri i viktimave nga zjarri në Havai

Banorët e Mauit në Havai përballen sot me një peizazh të trishtueshëm shtëpish të rrafshuara, makinash të shkrumbuara dhe rrugëve të mbuluara me hi, aty ku dikur ngriheshin ndërtesa ndërsa bëjnë bilancin e jetëve të tyre të shkatërruara si pasojë e zjarrit në ishullin Hawaii. Autoritetet thonë se zjarri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 93 personave. Shumë të mbijetuar nga zjarri thonë se nuk kishin marrë paralajmërim për t’iu dhënë kohë të mjaftueshme për t’u larguar.

Zjarret në ishullin Maui të Havait kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave, kanë detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen dhe kanë shkatërruar qytetin historik të Lahainas.

Zjarret janë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e shtetit që nga një cunami në vitin 1946, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 150 njerëzve në ‘Big Island’, që nxiti zhvillimin e sistemit të emergjencës në të gjithë territorin që përfshin sirenat, të cilat bien çdo muaj për të testuar gatishmërinë e tyre.

Tre ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse banorët kishin marrë ndonjë paralajmërim përpara se zjarri të përpinte shtëpitë e tyre.

“Zakonisht përdoren sirenat e uraganit ose bëjnë diçka për të na paralajmëruar. Kësaj radhe asgjë. Të gjithë po evakuohen duke u mbështetur në fjalë goje. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz kishin dalë në rrugë, thjesht rrinin jashtë, të pafuqishëm”, thotë Sydney Carney, banore e qytetit Lahaina.
 

Presidenti Joe Biden gjatë javës urdhëroi që të sigurohet ndihma federale pasi zjarret shkatërruan qytetin turistik në ishullin Maui.

“Sapo kemi miratuar një deklaratë për fatkeqësi madhore për Havain, e cila do të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë dëshpëruese për ndihmë tani. Kushdo që ka humbur një të dashur, shtëpia e të cilit është dëmtuar ose shkatërruar, do të marrë ndihmë menjëherë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Disa njerëz u detyruan të hidheshin në Oqeanin Paqësor për të shpëtuar. Evakuimi i Lahainas u ndërlikua nga vendndodhja e saj mes bregdetit dhe kodrave, që do të thotë se në rastin më të mirë kishte vetëm dy rrugëdalje.

“Raporti fillestar që morëm nga reaguesit e parë në Lahaina ishte se njerëzit po hidheshin në ujë. Informacioni fillestar që mora ishte se ndoshta deri në 100 njerëz që ishin hedhur në ujë do të kishin nevojë për ndihmë”, njoftoi Kapitenja Aja L. Kirksey, komandante e Rojës Bregdetare për kryeqytetin e Havait, Honolulu.

“Ne pamë flakët dhe zbritëm, vrapuam në oqean ku takova një djalë tjetër vendas që e njihnim dhe një turist australian. Duke parë zjarret shkonim sa më larg që mundeshim. Pastaj dolëm dhe e kaluam natën afër ujit dhe kur u zgjuam në mëngjes, gjithçka ishte vetëm flakë përreth”, thotë zonja Lynn Robison, banore e qytetit Lahaina.

Lagje dhe biznese të tëra janë rrafshuara dhe automjete janë djegur në të gjithë anën perëndimore të ishullit ndërsa zjarret prenë shumicën e rrugëve nga Lahaina, destinacioni më i madh turistik në Maui dhe zona e shumë hoteleve të mëdhenj.

“Momentalisht jemi ende në fazën e vlerësimit. Ne jemi ende duke u përpjekur të vlerësojmë përmasat e dëmit. Por rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë”, tha zëvendës guvernatorja e Havait, Sylvia Luke.

Skena të tilla shkatërrimi janë bërë shumë të njohura edhe në vende të tjera të botës gjatë kësaj vere. Zjarret, shpesh të shkaktuara nga i nxehti rekord, detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës. Në Kanadanë perëndimore, një seri zjarresh jashtëzakonisht të rënda dërguan re tymi mbi sipërfaqe të gjera të SHBA-së, duke ndotur ajrin /VOA/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg