FLORIDA- 90 viktima janë konfirmuar nga kërkimet e kryera deri më tani nga ekipi i shpëtimit, ndërsa mbi 30 të tjerë janë ende të zhdukur. Autoritetet bëjnë se dije se është e pamundur që të gjejnë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që është shembur rreth 18 ditë më parë.
Mes 90 viktimave janë identifikuar 71 prej tyre dhe u janë lajmëruar familjarët, ndërsa për 19 të tjerët ende nuk është bërë i mundur identiteti. Mes viktimave të identifikuara 3 prej tyre janë fëmijë.
Grupeve të kërkim-shpëtimit iu ishin bashkuar edhe forca izraelite për të ndihmuar në gërmimet. Autoritete kanë pohuar se gërmimi po bëhet me shumë kujdes në mënyrë që të jetë e mundur gjetja e trupave.
Ndërtesa 12-katëshe u shemb në Florida më 24 qershor ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, por dyshohet për dëmtime në strukturën e saj.