Shembja e ndërtesës 12-katëshe në Miami, 1 viktima dhe të paktën 100 persona nën rrënoja

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në këto momente, pasi një ndërtesë 12-katëshe është shembur në Miami, duke lënë të vdekur të paktën 1 persona, dhjetëra të plagosur, ndërsa 100 persona janë ende nën rrënoja.

Ndërtesa u shemb gjatë natës së djeshme rreth orës 02:00 duke lënë kështu një grumbull rrënojash dhe frikën se nën to ndodhen shumë njerëz të bllokuar.

Menjëherë në vendngjarja janë dërguar 80 makina për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.

Një burrë i cili jeton pranë ndërtesës së shembur përshkoi momentet përpara se gjithçka të shuhej.

“Ndërtesa u trondit dhe kur pashë nga dritarja nuk mund të shihja asgjë. Mendova se ishte një stuhi.”, tha burri.

Ndërtesa është ndërtuar në 1981 dhe ka më shumë se 100  apartamente. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë, megjithatë, njerëzit në zonë thanë për "Local 10 News" se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.

Ndërkohë që kryesbashkiaku i qytetit tha se shembja mund të kishte ndodhur për shkak të rrëshqitjeve të dheut ose sepse dikush kishte hequr mbështetësit e ndërtesës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor