Ka shkuar në mbi 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku.
Mjeku i spitalit të Bulqizës thotë se numri i tyre vazhdon të rritet dhe vetëm sot janë shënuar 6 raste të reja. Përfaqësuesja e Institutit të Shëbdetit Publik, Rovena Daja deklaroi se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çemzat dhe që nga ky moment numri i të prekurve është ulur.
Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike për Report TV ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime. Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.]
Situata me të helmuarit në qytetin e Bulqizës vijon të mbetet e rënduar. Së fundmi numri i personave që kanë shfaqur anomali me shëndetin ka shkuar në 100.
Ndërkohë Drejtori i spitalit të Bulqizës, ku ka thënë se mes të helmuarëve janë edhe 20 fëmijë. Sipas tij piku i paraqtijeve të të helmuarëve ka qënë ditën e shtunë ku simptoma helmimi kanë shfaqur të gjithë banorët e lagjes së vjetër.
Deklarata e plotë e mjekut:
"Numri i te helmuarve ka arritur në 100 persona, 20 janë fëmijë. Piku i paraqitjeve ka qënë të shtunën në mbremje, të gjithë banorë te lagjes së vjetër. Gjatë nates se sotme nuk ka pasur asnjë rast të paraqitur, ndërsa ne oret e para te mengjesit kane qene 4 raste. Paraqiten me perzjerrje dhe te vjella. Nuk kane komplikacione te tjera apo probleme te renda shëndetësore. Pasi marrin ndihmën e parë mjekësore, largohen në gjendje të rikuperuar. U janë bërë analizat e gjakut, nuk kanë asnjë anomali apo problem të dalë nga analizat e gjakut. U kemi bërë edhe analizën e Koprokulturës dhe presim përgjigjet, pasi është analizë që do kohë të dali. Pacientët thonë që problemet u janë shfaqur pasi kanë konsumuar ujë"
Në një deklaratë për mediet, përfaqësuesja e Institutit të Shëbdetit Publik, Rovena Daja deklaroi se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çemzat dhe që nga ky moment numri i të prekurve është ulur.
"Ne për momentin kemi udhëzuar që uji të mos konusmohet dhe realisht që nga ky moment numri i rasteve është ulur shumë. Lagjia që është prekur konsumon kryesisht ujin e rrjetit dhe ky fakt na bën të mendojmë se ky mund të jetë shkaktar i helmimit", u shpreh Daja.
Pas lajmit për helmimin e 100 personave në Bulqizë, Drejtoria e Shëndetit Publik ka shpërndarë në dyert e banesave të zonës një njoftim ku thuhet se banorët nuk duhet të konsumojnë ujë nga çezmat.
"Njoftohen banorët e lagjeve të vjetër që të mos përdorin për pije ujin në çezmat e banesave të tyre deri në një njoftim të dytë. DSHP- Bulqizë", thuhet në njoftim.
Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike për Report TV ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.
Ai i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë ujë nga çezma deri në përfundim të vërtetimit të dyshimeve lidhur me ujin teksa thotë se ata nuk duhet të alarmohen sepse situata është nën kontroll.
"Unë tani sapo vij nga spitali. Atje kemi dhe 3 raste sot që janë paraqitur sot me të vjella dhe dhimbje barku. Njerëzit marrin një serum dhe kthehet në shtëpi. Analizat edhe sot të ujit të pijshëm dalin të rregullta. Një ekip i mjekësisë është nisur nga Tirana për të bërë analizat. Shkaku i ujit të pijshëm nuk është i konfirmuar. Që pardje janë bërë njoftime që të mos konsumojnë ujë sepse dyshimi i parë është ky. Mund të jetë konsumuar uji para katër ditësh dhe vijnë pacientët sot në spital. Ne kemi nisur bashkë me policinë për të konfirmuar dyshimet që lidhen me uji.
Sasia e klorit ka qenë brenda normave. Askush nuk jep dot një përgjigje. Pacientët thonë se uji nuk ka ngjyrë. Po duke qenë se të gjithë vijën nga një lagje dyshohet se mund të jetë uji.
Po bëhen analiza më të hollësishme me mbjellje që të japim rezultatin. Instituti i higjenës ka nisur ekipin për të marrë kampion vetë për analiza. Qytetarët janë porositur të mos konsumojnë ujë nga çezma derisa të konfirmohen dyshimet. Rrjeti i kanalizimeve është i amartizuar por raste të tilla nuk kemi pasur. Në orën 10 pa çerek ishin shtruar tre veta, ndërsa të tjerët marrin serumin dhe kthehen pasi nuk kanë pasur probleme. Mjekët kanë qenë në dispozicion. Banorët duhet të bashkëpunojnë me ekipet e higjienës dhe policinë e shtetit për të dhënë shpjegime dhe të mos alarmohen se situatën e kemi nën kontroll.
Bashkia ka autobot dhe nëse do jetë shkak uji dhe do gjejmë një formë për të furnizuar zonën me ujë", shprehet Shehu.
Magjinoj ku jena si shtete si as me uje nuk jan te sote me majte popullin.
PërgjigjuSi more helmohen 100 veta ka 4 dite dhe akoma nuk ka nje rezultat? Eshte helmim bakterial apo helmim nga toksina te tjera qe gjenden ne toke? Apo kemi te bejme me nje akt terrorist? Se ky fenomen ngre pikpyetje te medha. Sot ne Bulqize duhet te ishte i gjithe shteti, mediat, opozita. Por nuk eshte askush, vetem banoret, te braktisur ne meshire te fatit.
Përgjigju