Shkon në 86 milion numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën

Shkon në 86 milion numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën

Ka shkuar mbi 86 milion numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 1 861 764 individë.

Shteti me më shumë të infektuar me koronavirus është SHBA me mbi 21 milionë njerëz, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 180 mijë e 477 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që kanë humbur jetën 1 mijë e 903 pacientë duke bërë që numri i viktimave nga fillimi i pandemisë të arrijë në 353 mijë e 483 viktima.

Pas SHBA renditen India, Brazili, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Turqia.

Raste të shumta të infeksioneve me Covid-19 kanë nisur që të regjistrohen në Britaninë e Madhe, veçanërisht me variantin e ri ku për pasojë, qeveria u detyrua të ndërmarrë masa shtrënguese dhe vendosjen e një shtetrrethimi të tretë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja