Shkon në 1115 numri i viktimave nga koronavirusi, dy raste të reja të infektuar në gjermani OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Shkon në një mijë e 115 numri i të vdekurve nga koronavirusi, ndërsa 45 mijë e 169 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar. Autoriteti shëndetësor Hubei në Kinë raportoi se 94 persona të tjerë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në epiqendër në një mijë e 68 që nga fillimi i shpërthimit.

Mijëra persona mbeten në karantinë në anijen e lundrimit Diamond Princess në Japoni. Autoritetet japoneze bëjnë me dije se 175 raste janë konfirmuar në bord deri tani. Po ashtu, më shumë se 2 mijë persona kanë ngecur në anijen e lundrimit Westerdam, e cila i është mohuar hyrja në vende të shumta pavarësisht se nuk ka pacientë të dyshuar në bord.

Shkencëtarët ndërkombëtarë janë në një garë me kohën për gjetjen e një kure për virusin. Ata vijojnë bashkëpunimin me autoritetet kineze për arritjen e këtij qëllimi. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus,  tha se ai beson se ka një "shans real" të ndaluar shpërthimin, por paralajmëroi se ai ende përbën "një kërcënim shumë të rëndë."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Britania e Madhe, pesë shkolla në alarm, disa nxënës janë identifikuar të infektuar nga koronavirusi

Sipas 'Daily Mail', pesë shkolla në Brighton, në Britaninë e Madhe (Akademia e Komunitetit Portslade Aldridge, Shkolla Fillore Bevendean, Shkolla Fillore Hangleton, Shkolla Vardane dhe Shkolla Ratton në Eastbourne, janë vënë në alarm pasi disa nxënës janë identifikuar të infektuar nga koronavirusi. Shkollave iu është thënë nga autoritetet e shëndetit që të vendosen në karantinë për shkaqe sigurie. Shkolla ‘Varndean’, e cila ka rreth 1.300 nxënës, ishte një nga shkollat ​​në qytet e cila do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh pas urdhërit nga ‘Public Heath England’.

Dias nxënës të shkollave ditë më parë kishin qenë me pushime në një resort skish në Veri të Francës, ku ndodhej me pushime edhe ai që njihet me epitetin ‘superpërhapësi’ i virusit, Stephen Walsh, i cili deri tani dyshohet se mund të ketë infektuar rreth 40 persona.

Stephen Walsh, 53 vjeç, theu heshtjen e tij disa ditore pasi zbuloi se ai ishte burimi i një rrjeti të jashtëzakonshëm rastesh që shtriheshin në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë.

Duke folur nga një dhomë izolimi ai tha se tani ishte i shëruar plotësisht dhe se po mbahej i izoluar për arsye sigurie.

Autoritetet britanike deri tani kanë vërtetuar se Walsh ka infektuar 11 persona në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Spanjë. Një prej të infektuarve prej Walsh është një mjek I cili përpara se analizat ta identifikonin pozitiv ndaj infeksionit, ksihte kontaktuar me shumë kolegë dhe pacientë

Ora 11:27
Epidemiologu i Sars: Epidemia e koronavirusit do ta ketë kulmin në fund të shkurtit dhe do të stopohet në prill

Zhong Nanshan, epidemiologu kinez me famë ndërkombëtare, famë të cilën e mori kur kur ishte në pararojë të betejës kundër Sars në vitin 2003, parashikon që epidemia aktuale nga koronavirusi i ri mund të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt dhe do të stopohet në muajin prill.

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për 'Reuters' dhe 'Global Times', ku Zhong, tha gjithashtu se ai e bazoi analizën e tij në të dhënat e ditëve të fundit dhe masat e marra nga qeveria kineze.

OBSH ndërkohë ka ngritur dhe ka paralajmëruar se "është koha e duhur" dhe se tani ekzistojnë "dritare mundësish reale për të ndaluar epideminë".

Nga Gjeneva, ku 400 shkencëtarë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar për sëmundjen, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së tha "Një virus mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terroriste. Bota - tha ai, duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një".

Dhe ndërsa bota pret me padurim vaksinën, e cila sipas OBSH mund të jetë gati për 18 muaj, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 45 188 njerëz në të gjithë botën.

Ora 11:24
SHBA i bën thirrje Kinës të pranojë ndihmën amerikane për koronavirusin vrastar të Wuhan

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA përsëri i bënë thirrje Kinës të pranojë ndihmën e ekspertëve amerikanë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë të hënën, por ende nuk dihet nëse në këtë grup përfshihen edhe amerikanë.

Që nga fillimi i janarit, SHBA ka ofruar të dërgojë ekspertë në Kinë për të ndihmuar në kontrollin e koronavirusit.

Më 6 janar Qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofruan dërgimin e një ekipi amerikan, dhe më 27 janar, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar përsëriti ofertën për homologun e tij kinez Dr. Ma Xiaowei.

Pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus arriti marrëveshje me Presidentin Kinez Xi Jinping për të pranuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh gjatë takimit të tyre në 28 janar, zyrtarët e SHBA nisën përpjekjet për të përfshirë grupin amerikan të ekspertëve në misionin e OBSH-së në Kinë.

Ekspertët amerikanë të shëndetit gjithashtu i kërkuan Kinës të marrë ekspertizën e SHBA në kontrollin e epidemive.

Ora 09:15
Dy raste të reja të infektuar nga virusi 'Covid-19' në Gjermani, OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Dy raste të reja të virusit 'Covid-19', shkurtim i emrit të virusit me kurorë, janë identifikuar në Gjermani, ku tani ka një total prej16 të infektuarish.

Rastet e reja u konstatuan në Bavari, në të njëjtën kompani furnizimi aksesorë makinash ku u regjistrua edhe rasti i parë në gjermani, i cili kishte ardhur nga Kina dhe që mendohet se ka infektuar të paktën 40 persona që kanë patur kontakt me të.

Dhe ndërsa bota pret me padurim vaksinën, e cila sipas OBSH mund të jetë gati për 18 muaj, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 45 188 njerëz në të gjithë botën.

Ndërkohë përkeqësohet edhe më shumë bilanci i viktimave prej infeksionit të koronavirusit teksa numri i të vdekurve është rritur në 1116 kurse rastet e sigurta të konstatuar të prekur nga sëmundja janë 4849.

Në Kinë, relaksimi i shkurtër i censurës kineze dhe transparenca jo e zakonshme e qeverisë kineze duket se nuk ka zgjatur shumë. Tani mediat shtetërore kanë filluar të promovojnë histori heronjsh njerëzorë dhe suksesesh, në një përpjekje të dukshme për ta zhvendosur narracionin nga kriza në histori të rezistencës dhe ringjalljes.

Tabloidi 'Global Time's, i drejtuar nga shteti, shkruante sot se "Shumica e zyrtarëve të PKK që punojnë në vijën e parë të frontit të luftës kundër virusit, kanë nevojë për më shumë mbështetje nga publiku, jo për gishtin e drejtuar te ata”.

Dëshira për të shmangur fatalizmin dhe panikun masiv është e kuptueshme. Por pyetja kryesore mbi përgjigjen e qeverisë dhe autoriteteve qëndrore për krizën mbetet pa përgjigje. Për shumë në Kinë fajtore është e qartë se trajtimi i dobët i epidemisë në fillimet e saj çoi në përhapjen e infeksionit në të gjithë vendin, qoftë për shkak të paaftësisë burokratike apo dhe fshehjes së të vërtetës nga zyrtarët, si dhe në rastin e  sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes SARS në virin 2003.

Ora 06:26
Frika nga koronavirusi, një tjetër eksportues i kthen 'shpinën' Kinës: Pezullohen ngarkesat e qymyrit

1581485670_5a9d607d6f3843d7850d17edff840be4.jpg

Mongolia do të pezullojë dërgimin e qymyrit në Kinë deri më 2 mars, njoftoi Agjensia shtetërore Montsame e lajmeve. Vendimi është ndërmarrë pasi janë raportuar dy raste të reja të konfirmuara me koronavirus afër vendkalimeve kufitare me Mongolinë.

Qymyri është malli kryesor i eksportit në Mongoli, sipas agjencisë shtetërore të Kinës Xinhua. Në 10 muajt e parë të vitit 2019, Mongolia fitoi 2.75 miliardë dollarë amerikanë nga eksportet e saj të qymyrit në Kinë. Mongolia deri më tani nuk ka raportuar ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit. Gjithsej 32 shtetas Mongolë u evakuuan nga qyteti kinez Wuhan në fillim të shkurtit.

Vendi gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave ​​deri më 2 mars, ndërsa janë zbatuar masa të tjera parandaluese të sigurisë si anulimin e tubimeve publike dhe disa vendkalime kufitare.

Ora 06:11
Bllokimi i anijes 'Westerdam' në det të hapur, zbulohet kombësia e pasagjerëve: 650 prej tyre janë amerikanë

1581485016_0f460c69814a425389c9c8052575636f.jpg

Rreth 650 amerikanë nga një mijë e 455 mysafirë kanë mbetur të mbërthyer në bordin e një anije në Westerdam, sipas operatorit të lundrimit Holland America Line.

Mësohet se, anija ka mbi 2,000 njerëz në bord, përfshirë 802 anëtarë të ekuipazhit.

Mjeti lundrues ka ngecur në det të hapur, pa asnjë vend për t'u ankoruar pasi është larguar nga shumë vende, pavarësisht se nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit në të dhe nuk është në një gjendje karantine.

Një mijë e 455 pasagjerët janë nga:

  • Shtetet e Bashkuara: 650 pasagjerë
  • Kanada: 271
  • Mbretëria e Bashkuar: 127
  • Hollanda: 91
  • Australi: 79
  • Gjermani: 57
  • Kina dhe Hong Kongu: 30
  • Të tjerë: 150
Ora 05:55
SHBA, Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare: Koronavirusi mund të ndikojë në marrëveshjen tregtare me Kinën

1581484287_9d9a04c24da14ea2b5c3bd7370671139.jpg

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Robert O'Brien tha se koronavirusi i Wuhanit mund të ketë pasoja negative për marrëveshjen tregtare SHBA-Kinë, por nuk do të ndryshojë rrënjësisht marrëveshjen. 

"Kjo mund të ketë një ndikim në fazën e parë të marrëveshjes", tha O'Brien mbrëmjen e së martës, megjithatë vijoi ai: Kjo nuk do të ndryshojë marrëveshjen. O'Brien ka theksuar se: "Duke qenë se në një pjesë të fazës së parë të marrëveshjes SHBA pret që Kina të shpenzojë shumë para për produktet bujqësore amerikane, duhet pritur dhe parë se si kjo funksionon."

Përsa i përketë teorisë së komplotit të virusit, O'Brien pranoi se nuk është e qartë se nga ka ardhur virusi, për këtë arsye sipas tij nuk mund të mohohet mundësia se ai mund të jetë krijuar fillimisht si një armë biologjike, sikurse ka sugjeruar senatori Tom Cotton nga Arkansas. 

"Unë kam parë ato raporte, edhe Twitter dhe interneti janë plotë me to," tha ai. "Nuk kam asnjë informacion, kështu që nuk mund të shprehem në një mënyrë apo tjetrën".

Ambasadori i Kinës në SHBA kritikoi Cotton për dhënien zë të teorive të tij të konspiracionit në një kohë kur nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me virusin, duke u shprehur se shumë gjëra për virusin mbeten të panjohura. 

Është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme nxitja e dyshimeve, thashethemeve dhe përhapja më pas e tyre midis njerëzve," tha ai.

Ora 05:49
Japoni, 40 raste të reja koronavirusi në anijen Diamond Princess, ndër ta edhe një oficer karantine

1581483277_bbcdde6397d74e1baa5c58f6eee8d535.jpg

Gjithsej 40 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në anijen e lundrimit në Diamond Princess, të ankoruar në portin e Yokohama, njoftoi sot ministri japonez i shëndetësisë Katsunobu Kato.

Kjo çon numrin e përgjithshëm të rasteve nga anija në 175. Anija është vënë nën karantinë që nga 4 shkurti dhe pritet që të përfundojë këtë proces në 19 shkurt.

40 rastet e reja përfshijnë edhe një oficer karantine që erdhi në bord për të ndihmuar, tha Kato.

Në një deklaratë për shtyp, duke njoftuar rastet e reja, operatori i lundrimit Princss Cruises u shpreh se: "ne po ndjekim udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë në Japoni për planet dhe protokollet e zbarkimit për të siguruar kujdesin mjekësor këtyre rasteve të reja."

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genta: 12/02/2020 07:23

    Shqiperia të mbylle urgjentisht kufijte. Të mos dali e të mos futet askush!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën