Policia e Shkodrës i ka ngritur kurth një grabitësi serial. Në prangat e policisë ka rënë 33-vjeçari, Sokol Dedaj, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili u arrestua në kuadër të operacionit policor "Long Wait". Ai njihej si problematik në zonë dhe i dyshuar për një seri grabitjesh. Pasi është mbajtur në monitorim nga forcat e rendit, 33-vjeçarit i është ngritur kurth nga policia teksa shkon të grabisë një banesë. 

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër. Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.



Njoftimi i policisë Shkodër:

Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”

Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.

Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, 

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër. Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.