Polumbarët e RENEA-s, së bashku me shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë bërë të mundur nxjerrjen e automjetit të dytë në bregun e liqenit, që u evidentua gjatë kontrollit të kryer ditën e djeshme në thellësinë 26.5 metra.
Automjeti është i tipit "Benz 2500" ngjyrë e bardhë me targa të verdha AB 220 T. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i Rrethit Mat.
Nga këqyrja paraprake rezulton që ky mjet nuk ka shumë kohë që ka qëndruar në ujë dhe kjo ka shtuar dyshimet se automjeti i hedhur dje mund të jetë përdorur për grabitjen e Rinasit, ku u vodhën rreth 1 milion euro shtatë ditë më parë.
Policia e Dibrës, gjatë ditës së djeshme tha se, në liqenin e Shkopetit ishin dy makina në thellësitë 18 dhe 25 metër, ku dje u nxor vetëm njëra prej tyre, ajo që ishte hedhur aty kohë më parë.
Në lidhje me mjetin e nxjerrë sot nga liqeni, Policia sqaron se është denoncuar i vjedhur sëbashku me targat. Sipas Policisë, mjeti i përket shtetasit N.A nga Kolonjë e Lushnjës.
Ky shtetas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lushnjë në 14.02.2016 se i kanë vjedhur para lokalit të fshatit gjatë natës automjetin e tij Taxi.

(Makina e dytë që u nxorr nga liqeni)
FOTO

(Makina e dytë që u nxorr nga liqeni)
FOTO
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTORedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)