Shkozë, arrestohen 3 persona
por shisnin armë zjarri dhe fishekë

Shkozë, arrestohen 3 persona<br />por shisnin armë zjarri dhe fishekë
SHKOZË- Janë arrestuar 3 persona pasi janë kapur në flagrancë gjatë shitjes së një sasie të konsiderueshme armësh zjarri një banori në Shkozë, mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Tiranës, që njofton se, u sekuestruan edhe 8 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe është bllokuar një automjet ku janë gjetën armët e zjarrit dhe një sasi fishekësh.

Të arrestuarit janë: Petrit Hoxha, vjeç 47,  Bashkim Hoxha, vjeç 44, dhe  Julian Hoxha, vjeç 21, të tre banues në Shkozë, ndërsa emri i blerësit të armëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Këta persona u kapën në flagrancë mbrëmë në zonën e Shkozës, në rrugën “Shemsi Haka”, në momentin që do t’i shisnin armët për një shumë të konsiderueshme parash, një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Sipas informacioneve policore, në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve iu bllokuan më cilësinë e  provës materiale 8 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh, të cilat u gjetën në automjetin tip “Benx”  të shtetasit Bashkim Hoxha, i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha.

Ndërkohë, do të vijojë hetimet për verifikimin nëse këto armë janë përdorur në ngjarje të kriminale të ndodhura në Tiranë apo qarqe të tjera, si dhe për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Arrestimi në flagrancë të 3 personave u kry nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të quajtur “Mitrolozi”.

ARMËT E SEKUESTRUARA
1 armë zjarri mitraloz i lehtë
1 armë zjarri automatik model 56
6 armë zjarri pushkë model 56,
Një sasi e konsiderueshme fishekësh kalibër 7.62 mm.
Dhe makina tip "Benx"

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Kundërshtare apo bashkëpunëtore? Basha për Argita Malltezin: Prej kohësh nuk ka asnjë komunikim me të

Kundërshtare apo bashkëpunëtore? Basha për Argita Malltezin: Prej kohësh nuk ka asnjë komunikim me të