Shkozë, qytetarët protestojnë
kundër prishjes së banesave

Banorë të Shkozës janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar shembjen e 153 banesave në zonë si pasojë e zgjerimit të rrugës, pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Një pjesë e protestuesve, kryesisht gra e fëmijë janë ulur në rrugë për të penguar kalimin e makinave, duke shkaktuar edhe trafik.

Banorët pretendojnë se me ta nuk është komunikuar paraprakisht që pjesa e banesave të tyre është përfshirë në planin urbanistik, duke pretenduar që jo vetëm që nuk janë njoftuar për shembjen e shtëpive, por nuk kanë negociuar as për dëmshpërblimet.

Shumica prej banesave janë pa leje dhe të skaulifikuara nga Aluizni.

Sipas IKMT, banorët që pretendojnë dëmshpërblime disponojnë banesa të palegalizuara, ndërsa mbi 140 familje janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Më tej IKMT shton se 10 familjet që disponojnë certifikatë pronësie do të dëmshpërblehen.

protesta shkoze
  (Qytetarët duke protestuar në Shkozë)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove