Shkozet, bombë-celular
në një pikë karburanti
Një bombë e lidhur me një celular është zbuluar sot në një pikë karburanti në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës. Policia dyshon se bomba, që është e paaktivizuar, mund të ketë rënë nga ndonjë automjet që po furnizohej me karburant.
SHKOZET, Durrës – Rreth orës 12 e 40 minuta në sheshin e një pike karburanti nga punonjësit e pompës së furnizimit është konstatuar një pako e mbështjellë me natriban brenda së cilës ishte dhe një telefon i markës “Nokia” si dhe një material tjetër për të cilin është dyshuar se mund te jetë tritol, ose nje minë artizanale siç njihet në terminologjinë e kriminalistikës.
Kjo ngjarje ka ndodhur në afërsi të karburantit në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës. Menjëherë pas sinjalizimit nga punëtorët e karburantit është lajmëuar policia e cila nga të dhënat e para ka njoftuar se dyshohet se bëhet fjalë për një celular-bombë të prodhuar nga xhenjerë amatorë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Ajo ka larguar në një rreze të gjerë njerëzit dhe mjetet për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga një shpërthimi i kësaj pajisjeje. Për të bërë çaktivizimin e saj është njoftuar RENEA.
Sipas ekspertëve të policisë në vendngjarje, mina artizanale përbehej nga celulari tip Nokia, i cili ishte i mbështjellë me eksploziv, por fatmirësisht i pa aktivizuar.
Një ndër pistat e para të hetimit për vendosjen e celularit–bombë është edhe mundësia se objektive i sajë mund të ketë qenë ndonjë mjet të cilit ia kanë vendosur nën shasi dhe që mund të ketë rënë aksidentalisht, në momentin që mjeti mund të ketë qenë duke u furnizuar me karburant.
Specialistët kanë sqaruar se ky celular bombë ishte i lidhur me një fije me 2 kallëpe tritoli, i pa aktivizuar, ndërkohë që dhe mund të shpërthente nëse aktivizohej nga një celular tjetër.
(ma.br/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31