Shkreli: Institucionet kanë vepruar
si një bandë tek kalaja e Prezës

Shkreli: Institucionet kanë vepruar<br />si një bandë tek kalaja e Prezës
TIRANË - Ish-drejtori i Institutit të Monumenteve, Artan Shkreli, ka reaguar në linjë telefonike në edicionin e lajmeve të “A1 Report” mbi ndërtimin pranë kalasë së Prezës në Tiranë. Ai e ka quajtur shkelje flagrante, qoftë sepse në atë zonë nuk është ndërtuar më parë, qoftë sepse sidomos pranë kalave nuk ndërtohet, e qoftë sepse nuk është respektuar distanca dhe të ndërtosh 4-5 metra larg mureve të kalasë - për Shkrelin - është skandaloze. Madje ai ka akuzuar se institucionet që kanë dhënë lejet "kanë vepruar si një bandë". 
 
Mira Kazhani: Zoti Shkreli! Po ndërtohet pranë mureve të kalasë së Prezës. Nga burime pranë Ministrisë së Integrimit pohohet se bëhet fjalë për një pronë të vjehrrit të saj, duke theksuar se “që prej vitit 1900 është pronë e familjes dhe janë respektuar rregullat e urbanistikës” dhe për të është dhënë leje nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi. Si e komentoni ju?
Artan Shkreli: Leja e ministrit të Kulturës, Bumçi dhe Institutit të Monumenteve është në shkelje të hapur të ligjit. Në gjithë këto vite nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në kala; ndërtesat ekzistuese janë pa leje, ndërsa kjo është me leje dhe kjo e bën më skandaloze situatën, më të rëndë se sa ndërtimet pa leje.
 
Kazhani: A nuk ndërtohet pranë monumenteve të kulturës?
Shkreli: Nuk këtë rast është respektuar distanca. Kemi të bëjmë me shkelje të dyfishtë ligji, se kemi të bëjmë edhe me konflikt interesi, teksa personi në fjalë që po ndërton është prej familjes së një ministreje. Leja është dhënë nga Instituti i Monumenteve, i cili ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë, është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, që kanë vepruar si një bandë, dhe është firmosur nga ministri i Kulturës, veprime që kanë bërë që edhe kryetari i komunës ta miratojë dhe këto bien ndesh me ligjet në fuqi.
 
Kazhani: Ka dhe ndërtesa të tjera aty qark, zoti Shkreli?
Shkreli: Aty nuk ka pasur kurrë një ndërtesë; ajo është një copë tokë që bën pjesë në peizazhin mjedisor të kalasë. Pronë mund të ketë kudo dhe në sheshin Skënderebej, por kjo s’do të thotë që të ndërtohet aty. Të qenit pronar s’të jep asnjë të drejtë të ndërtosh aty ku shteti ndalon ndërtimin. Në mënyrë të veçantë në muret e kalave. Asnjë nga ndërtesat s’është aq afër dhe në këtë rast kemi edhe një eskavator me matrapik. Në krahun verior të kalasë është një batërdi, duke shkelur nenet 32 dhe 33 të trashëgimisë kulturore. Të gjitha gërmimet nuk bëhen as në prani të arkeologut e s’janë gërmime
 
Kazhani: Cila është distanca e lejueshme e ndërtimit nga një monument kulture?
Shkreli: Çdo objekt monument kulture ka një zonë ku nuk ndërtohet, që përcaktohet dorë pas dore sipas rëndësisë që ka objekti. Për kalatë nuk lejohet më pak se 30 m nga muret e kalasë, po ka dhe kështjella si ajo e Shkodrës, për të cilat përcaktohen distanca edhe më të mëdha. Por të ndërtosh 4-5 metra larg është një distancë e paimagjinueshme.

Kazhani: Sipas jush..
Shkreli: Jo sipas meje, unë citova ligjet përkatëse. Ligji 9048, që ndalon në mënyrë eksplicite ndërtimet pranë mureve të monumente te kulturës dhe kështjellave në veçanti. Është ndërtim me leje në kundërshtim flagrant me ligjet shqiptare. Aty nuk ka pasur kurrë një godinë paraekzistuese. Duhet të ndiqen të gjitha hallkat e një ndjekje penale për ata që kanë miratuar diçka të tillë.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'