Shkresa/ GJKKO-Gjonajt: Ndryshoni Aktin Normativ për OFL, të sekuestrojmë vetëm pasuri të krimit të organizuar e korrupsionit, të tjerat në rrethe

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin  e Organizuar, i kërkon ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që të ndryshojë disa nene të Aktit Normativ për Operacionin Forca e Ligjit, i njohur si OFL, për sekuestrimin e pasurive.

Sipas shkresës që Report tv disponon, gjyqtarët e GJKKO-së, i kërkojnë ministres Etilda Gjonaj që  të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të personazheve që janë dënuar për vepra penale që i kap krimi i Organizuar, pasi shumica e kërkesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë  të dënuar për vepra penale të zakonshme.

Gjyqtarët kanë dalë në përfundim se shumica e kërkesave janë jashtë juridiksionit të GJKKO e SPAK. Ato kërkojnë përfshirjen e prokurorive dhe gjykatave të rretheve në këtë operacion. 

Kujtojmë se dy ditë më parë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të ketë një shtyrje të afatit të OFL.

Ai tha se afati i vlefshmërisë së ligjit do të shtyhet, në mënyrë që procedurat të cilat tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen.

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur që prej shkurtit të këtij viti. Deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë rreth 200 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces. Ndoshta me shtyrjen e afatit përtej janarit do të kemi një rezultat të ri ose ky "aksion" i ndërmarrë me shumë bujë thjesht do të përfundojë.

Shkresa e GJKKO drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, siguruar nga Report Tv

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 27/11/2020 12:55

    OFL e shume reklamuar u kthye ne tymin e rradhes. U trumbetua si sukses por pame vetem kercenime dhe ultimatume kundrejt personave qe perpara 20vjeteve kane vrare, apo kundrejt atyre qe kane vjedhur nje biciklete!!! Ne asnji shtet europian nuk aplikohet kjo lloj forme ultimatumi nonsens. Po jam dakord qe te verifikohen asetet e pjestareve te organizatave kriminale, por jo te kalosh ne cmenduri juridike dhe ti dergosh formularin disa fukarenjve qe dergjen ne burgje prej vitesh dhe presin vaktin qe i ofron burgu, kurse OFL i kerkon deklarim pasurie. Jam kurjoz te di ate mendjehollin qe ka formuluar gjithe kte paçavure idjote

    Përgjigju
  • Igor: 27/11/2020 12:43

    Beni edhe komfiskime te pasurive te politikaneve dhe ja ktheni popullit te varfer qe jua kan vjedhur,kjo esht drejtesija ,por ne Shqiperi nuk ekziston ,dhe ky esht shkaku ku populli largohet sa ma shpejte nga Shqiperija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit