Shkrihet Gjilani, largime të futbollistëve në masë! Trajneri Duro ikën pas 2 ndeshjeve
Klodian Duro, ish-trajneri i Gjilanit
KOSOVË - Klubi i futbollit Gjilani është thuajse i shkrirë, kjo pas krizës financiare në ekip. Skuadra bardhekuqe ndodhet në udhëkryq pas largimit të presidentit Florim Zuka dhe tanimë janë larguar thuajse të gjithë futbollistët.
Duke filluar nga Enea Koliçi, te Arbër Prekazi, Egzon Sinani, Armend Halili, Yll Hoxha, Arbnor Ramadani, Albert Dabiqaj, Besar Musolli, Mevlan Zeka, Baton Zabërgja, Shend Kelmendi e Arens Mateli. Ndarjen me klubin gjilanas tani e kanë konfirmuar edhe dy mbrojtësit Përparim Islami dhe Granit Jashari.
Ndërkohë edhe trajneri Klodian Duro ka vendosur të largohet, kjo pas vetëm dy ndeshjeve në drejtim të ekipit në Conference League.
"Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po kështu po ndahemi. Në luftë shkohet me trima dhe trimat e mi luftuan si asnjëherë më parë në dy përballje shumë të forta ku ishim të pabarabartë në numër. Në të parën 11 kundër 14 dhe në të dytën 10 kundër 14, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam, por luftuam si heronj të vërtetë ashtu siç i ka hije trimave të kombit. Pritëm deri në fund të gjithë bashkë për të luftuar përsëri në betejat që kishim para, por ishte e pamundur. Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati dhe largohemi të gjithë me kokën lart si shqiponjë. Faleminderit djem", shkruan Duro.
Një ndër ekipet më të forta në vitet e fundit në Kosovë, tanimë Gjilani pritet që të luajë me ekipin e të rinjve në Superligë, duke bërë që gara të jetë e pabarabartë që në nisje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51