Kadastra e Vlorës e cila ka ndërruar vazhdimisht drejtorët, do të shpërngulet nga qyteti bregdetar dhe do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë pranë rrugës “Jordan Misja”. Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli më 23 janar dhe zhvendosja duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.
Në fakt në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin Albion Koçi dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë do të duhet të lëvizin në kryeqytet.
Drejtuesi i fundit i Kadastrës së Vlorës, ishte Genc Deromemaj, një emër që ngjalli reagime, pasi më herët kishte qenë kandidat i PD-së për kryetar të bashkisë së Vlorës. Ai u dorëhoq nga detyra në nëntor të vitit 2025, ku qëndroi në krye të Kadastrës vetëm për 4 muaj.
Vendimi për të larguar Kadastrën e Vlorës në Tiranë vjen as një vit pasi institucioni ishte zhvendosur në një godinë të re në qytetin bregdetar, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve.
Në një peticion drejtuar kreut të ASHK-së për dijeni dhe kryeministrit Edi Rama, punonjësit e Kadastrës së Vlorës thonë se vendimi për transferimin është i pakonsultuar dhe bie ndesh me parimin e shërbimit pranë territorit. Në kërkesën e tyre theksohet se vendi i ushtrimit të punës është kusht thelbësor në kontratë e çdo ndryshim bëhet me pëlqimin e punëmarrësit. Ata citojnë kontratën e punës, ku theksohet se “punëmarrësi mund ta refuzojë transferimin në rast se vendi ku transferohet gjendet më shumë se 45 kilometra nga vendi aktual i punës”, ndërkohë që distanca nga Vlora në Tiranës është 155 kilometra.
“Një masë e tillë administrative, me ndikim të drejtpërdrejt në jetën personale, familjare dhe ekonomike të punëmarrësve, të cilët janë në numër të konsiderueshëm dhe mbi 95% e tyre kryefamiljarë, kërkon arsyetim të thelluar, analiza alternative dhe masa lehtësuese, të cilat mungojnë plotësisht në përmbajtjen e urdhrit”, shkruajnë punonjësit në peticionin ku kërkojnë shfuqizim të këtij vendimi.
I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, tha se nuk kishte dijeni për këtë vendim, por megjithatë në nisje të një takimi me fermerët, ndau një batutë për mediat.
“Për mua në Vlorë duhet të vijë edhe qeveria”, tha Çuçi.
Për opozitën, mbyllja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimi i saj në Tiranë është një vendim antikushtetues pasi largon shërbimet nga qytetarët dhe detyron punonjësit të ikin nga puna për shkak se do duhet të udhëtojnë çdo ditë Vlorë-Tiranë
“Kjo mbyllje e menjëhershme synon centralizimin abuziv të shërbimeve, duke krijuar terren për korrupsion, vonesa të qëllimshme dhe pengesa artificiale për qytetarët e Vlorës. Firmëtarët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative për këtë vendim të paligjshëm dhe të dëmshëm”, reagoi deputetja demokrate e Vlorës, Ina Zhupa.
Vlora nuk është drejtoria e vetme që i ka kaluar shërbimet kadastrale në Tiranë, pasi edhe për Durrësin, Shkodrën, Kavajën, Krujën etj, shërbimet kadastrale ofrohen nga Tirana. Edhe për drejtorinë vendore të kadastrës Vlorë, shërbimet kadastrale ofroheshin nga Tirana prej kohësh pasi pjesa më e madhe e shërbimeve bëhen online.
Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë ka reaguar ndaj vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, duke e cilësuar këtë veprim të papranueshëm, të njëanshëm dhe të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Sipas Dhomës, ky vendim nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka përfshirë edhe largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e kthyer qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.
Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:
'Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Ky veprim nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka arritur kulmin me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.
Largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:
- Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;
- Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;
- Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit.
Vlora, një qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa asnjë analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit administrativ.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon:
- Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
- Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;
- Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.
Nëse kjo prirje vazhdon, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës.
Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj.
Komente









Koka ben,koka peson.Kadastrat kane bere masakra me pronat dhe shikoni listen siper:Shkodra,Durresi,Kavaja,ndoshta Kruja perben nje anomali,por ama te gjitha te tjerat jane zona nga me te mirat,nga me te lakmuarat.Perse nuk zhvendosen dhe kadasta te zonave te tilla si Puka,Kukesi,Mati,Skrapari,Gramshi,Librazhdi,etj?! Per mendimin tim duhen zhvendosur edhe kadastat e disa qyteteve te tjera,por tani per tani duket qe kadastra e Vlores eshte foleja e grerezave,ceshtja eshte nese spostimi ne Tirane do t'a zgjidhe problemin e korrupsionit,apo jo?!
PërgjigjuMirë ja ka bërë që e çoj në TIRANË aTA ISHIN BËRË SI Fole me uqër ku të kafshonin dhe jo pak po 5 10 20 euro për një çertifikatë .Një shërbim nuk e mer dot , përgjigjet skishin lidhje fare me kërkesat . Bëj Avo 3 herë , pago dhe në fund leshtë. Gjynah për Institucionin po ata shushunjat që vetëm vidhnin dhe shvasnin qytetarët atje duhen çuar në Spaç jo në Tiranë . Dhe mos tu vijë keq fare . Janë bërë milionera të gjithë ata juristët e Hipotekës vlore, Fudullë dhe pisa që në fytyre , ndyrësira të pa fe . Të qerohen se na kanë nxirë jetën.
PërgjigjuKasatra e Vlores duhet shkrire komplet .Pervec te korruptuar jane edhe te paafte .Duan " mirenjohje" per punen qe paguhen nga shteti.Ja u bejne shume mire .Performojne shume keq .Asnje sherbim ne kohe te gjitha me 40-50 dite vonese .Shpikin lloj lloj justifikimesh me te vetmen arsye qe te vesh ti takosh per te perfituar ate qe nuk u takon .Tirana eshte afer .Ne Spac me mire .
PërgjigjuEkzakt,Alb.
Shkrijeni Vloren komplet se kot e mbani. I ben nipcja vete nga Sureli te gjitha ...
PërgjigjuI bëj thirtje spak te mar ne hetim kete palo drejtoredhe Goxhobelli ndër më te korruptuar qe ka pasur Shqiperia.
Përgjigju