Klubi më i titulluar në Shqipëri, KF Tirana, është në sezonin më të vështirë të 105 viteve histori.
Shtatë pikë pas 15 javësh dhe vendi i fundit në klasifikim e kanë kthyer KF Tiranën në makthin e tetë viteve më parë kur u rrëzua nga Superligë. Bardheblutë po shohin mbase sezonin më të dështuar të historisë dhe klubi ka marrë masa duke u dhënë dënime pesë futbollistëve të tjerë.
Humbja 0-2 në derbin kundër Partizanit një javë më parë kë bërë që bardheblutë të dërgojnë në tribunë pesë titullarë të tjerë; Valerianos, Mensah, Fernandez, Soler dhe Dembele.
Klima e tensionuar në ekip ka javë që vijon, ndërsa për shkak të thyerjes së disiplinës edhe Patsatsia dhe Kozi nuk janë të gatshëm, shto edhe Abel Abah që nuk është gati. Veç tyre, Gjumsi e Tola nuk janë më pjesë e klubit çka do të thotë se te Tirana ka dhjetë mungesa për sfidën e sotme kundër Teutës.
Duke nisur nga ora 19:30 Tirana luan në udhëtim kundër Teutës dhe me problemet e shfaqura bardheblutë duket se do hedhin të rinjtë në fushë. Aq pa zgjidhje duket situata në ekip, sa klubi vendosi heshtje shtypi dhe trajneri Ardian Nuhiu nuk doli para medieve.
Komente







