Pikërisht për këtë arësye, Qeveria “Rama” mori dje një serë vendimesh, përmes të cilave është anuluar dhënia në përdorim dhe dhurimi pa shpërblim nga Ministria e Mbrojtjes te Mjedisi i “Tunelit të nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim “Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë” si dhe është shfuqizuar vendimi i qeverisë për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në Porto-Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.”.
Ndërsa janë anuluar koncensionet e 6 HEC, sipas premtimit para zgjedhjeve, anulimin e faljes së pyjeve, anulimin e guroreve në Krujë, vendime për bordin e ERE etj. Janë plot 32 vendime të Berishës që janë anuluar, shfuqizuar e revokuar nga qeveria ditën e djeshme, duke ndërhyrë fort për të zhdukur njëherë e mirë shërbimin ndaj klientëve të qeverisë.
Ja vendimet:
1. Vendimi: Për disa ndryshime në vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.
Shpjegimi: Ka pasur një debat të fortë për stemën e republikës, ku Berisha është akuzuar për përdorimin e shqiponjës serbe.
2. Vendimi: Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.
Shpjegimi: Akuzat më të forta në fushatë nga Rama kanë qënë në lidhje me përdorimin sipas nevojave të Berishës nga INSTAT të shifrave statistikore të rritjes ekonomike etj.
3. Vendimi: Shfuqizimin e vendimit nr.718, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit paraprak për lejimin e punësimit, pas lirimit nga detyra, të një anëtari të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.
Shpjegimi: Ka qënë flagrat rasti kur kreu i këtij institucioni, në klundërshtim me ligjin ka kërkuar punë duke marrë leje tek një HEC-privat.
4. Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.684, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Ministrisë së Drejtësisë, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike”.
Shpjegimi: Prokurimi publik ka qënë pjesë e debateve tmes Ramës dhe Berishës, ku ka pasur akuza për përdorim në favor të klientëve të qeverisë.
5. Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.630, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për disa projekte të sistemit gjyqësor”.
Shpjegimi: Akuza për prokurimin, në favor të klientelës.
6. Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.671, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.180, datë 13.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse”.
Shpjegimi: Janë lejuar abuzime me listën e makinerive që janë përjashtuar nga taksimet, dhe procedura e investimeve.
7.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.534, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”, të ndryshuar”.
Shpjegimi: Rama mban premtimin për uljen e masës së shpërblimit për bordet e shumta të ngritura nga qeveria.
8.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.592, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e projekt dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2014-2016”.
Shpjegimi: Qeveria Berisha kishte hartuar një plan shumë të diskutueshëm buxhetor në funksion të fushatës, ndërkohë që ishte futur vendi në krizë. Rama kishte premtuar për ta shfuqizuar.
9.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.722, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, shtrirjen territoriale e klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë–Muçaj)”.
Shpjegimi: Në këtë zonë ka pasur dhe përplasje fizike, për shkak të klientelës se qeverisë së Berishës. Qeveria Rama e shfuqizon.
10.Vendimi: Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe studimin e termave të referencës për propozimet e paraqitura nga subjektet e interesuara në lidhje me Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave e tatimeve në Shqipëri.
Shpjegimi: Qeveria Berisha u akuzua për falsifikim të shifrave ekonomike dhe kreu i qeverisë ka kërkuar auditin për gropën e krijuar në ekonomi në shërbim të fushatës, një premtim i mbajtur.
11.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.475, datë 10.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.
Shjpegimi: Qeveria Berisha në tetë vite qeverisje përmes këtij inspektorati ka operuar në mënyrë selektive në treg, duke favorizuar njerëz afër pushtetit dhe financues të tij.
12.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimimeve për HEC: “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj””, “Gafer””, “Arsti””. “Kaçinar””, “Blac””, “Lusen””, “Katundi Vjetër dhe Reja e Velës”.
Shpjegimi: Në tetë vite kanë vijaur koncensionet e HEC-eve për njerëzit afër pushtetit, Rama kishte premtuar anulimin e tyre.
13.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.654, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë “Krastë-Krujë”, Krujë, që do të përdoret nga shoqëria “Shpresa-Al”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror”.
Shpjegimi: Ka pasur akuza për dhënien falas të fondit pyjor në Krujë për ta kthyer atë në gurore. Rama premtoi dhe e anuloi.
14. Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.774, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave dhe vendimit vendimit nr.700, datë 21.8.2013, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës”.
Shjpegimi: Me këtë vendim qeveria e Berishës legjitimonte dhënien e pronës falas për klientelën. Kryesisht në zonën e bregdetit por dhe në qendër të kryeqytetit.
15.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.641, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim“Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë””.
Shpjegimi: Qeveria Berisha ua dha këtë perlë të turizmit shqiptar në bregdet njerëzve të tij afër pushtetit. Rama kishte premtuar anulimin e këtij vendi, premtim që e realizoi dje.
16.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.556, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shrytëzimit të portit të jahteve në Porto-Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.””.
Shpjegimi: Porti i Jahteve në Porto Paleromo në Himarë u ishte dhënë kompanive afër pushtetit për ti përdorur me koncension në funksion të turizmit. Rama premtoi anulimin dhe e realizoi.
17.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.761, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Vërtop, Berat, të sipërfaqes 12 969 m2, nga trualli funksional i pronës nr.1029, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.5013”, Vërtop, Berat, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”
.Shpjegimi: Qeveria Berisha kishte vendosur faljen dhe shitjen lirë të tërë pasurive të Ministrisë së Mbrojtjes për klientët.
18. Vendimi: Për një shtesë në vendimin nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”.
Shpjegimi: Qeveria e Berishës përdori tërë fondin në fushatë.
19.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.600, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.
Shpjegimi: Qeveria e kaluar ngriti një sistem piramidë sigurimi.
20.Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.379, datë 2.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, si përfaqësuese në këshillin administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e përfituesve të këtij fondi”.
Qeveria kishte afruar klientët e tij të mbrojtjes së konsumatorit në drejtimin administrativ të sigurimit shëndetësor.
21. Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr.555, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe vajit të bërsive të ullirit”.
Shpjegimi: Berisha ka tentuar që në kuadër të nismës së ullifikimit të vendit, ka tentuar të ndërhyjë në tregun e vajit të ullirit. Rama e shfuqizon, duke tentuar rregullimin e tregut.
22.Vendimi: Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në e zonat/çështjet me rëndësi kombëtare dhe në territor.
Shpjegimi: Qeveria Berisha e ka përdorur Inspektoratin ndërtimor dhe Urbanistik në favor të klientelës, dhe goditur bizneset që nuk paguanin për qeverinë apo ishin në anën e opozitës.
23.Vendimi: Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).
Shpjegimi: Qeveria Berisha abuzoi në lidhje me legalizimet, duke i mbajtur peng. Rama deklaroi legalizimin falas. Ikën Kollozi dhe vjen Artan Lame.
Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)