Në ditën e Flamurit dhe pa kaluar akoma një javë nga dëmtimi i 'Shtëpisë së Alfabetit' në Manastir janë bërë mbishkrime të tjera si “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”.
Sipas Gazetës Lajm, këtë herë mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”.
Pllakatet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit.
Nuk është hera e parë që ndodhin veprime të tilla duke nxitur urrejtjen ndëretnike, ndërsa autorët asnjëherë nuk janë zbuluar për t'u vendosur para drejtësisë.
Situata në Maqedoni nuk është aspak e qetë edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen duke bërë që tensionet dhe provokimet e maqedonasve të jenë të pranishme.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com