TIRANE-Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka reaguar pas një artikulli të së përditshmes italiane 'La Repubblica' të Barit me titull “Terrorizmi, flamujt e ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë. Fuçi baruti për Puglia-n”.
Përmes një letre drejtuar pikërisht Drejtorit përgjegjës Ezio Mauro, ministri kërkon përgënjeshtrim e lajmit si dhe ka theksuar se nuk ka asnjë fshat ku "ngrihet" flamuri i ISIS.
"Nuk asnjë rrezik i shtuar nuk i vjen Italisë, përveç rrezikut të përbashkët, nga i njëjti armik i përbashkët, terrorizmi", shprehet Tahiri.
Sipas tij, artikulli nxit mosbesimin mes partnerëve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit si dhe ka dënuar faktin që gazetarët kanë shkruar artikullin pa marrë një informacion zyrtarë nga autoritetet shqiptare.
"Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit", shkroi në letrën e tij ministri.
Tahiri ka theksuar se institucionet shqiptarë janë të gatshme të japin çdo të dhënë në lidhje me problemin e “foreign fighters” apo “celulave” që mund të kenë lidhje me të ashtuquajturin ISIS.
"Nga Republika e Shqipërisë, gjatë dy viteve 2015 dhe 2016 nuk ka pasur asnjë shtetas shqiptar që të jetë larguar për në vendet e konflikteve fetare në Siri apo gjetkë, në cilësinë e “foreign fighter”. Pra Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që ka arritur të çojë në zero numrin e shtetasve që largohen si “luftëtarë të huaj”, saktëson ministri.
Në letrën e drejtuar Drejtorit përgjegjës Ezio Mauro, Tahiri ka cilësuar se Shqipëria ka sot njësinë Antiterror e cila është me e madhja në Ballkan.

(Letra e Tahirit drejtuar Drejtorit përgjegjës Ezio Mauro mbi artikullin “Terrorizmi, flamujt e ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë. Fuçi baruti për Puglia-n)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO