Shkrimi i gazetës 'Bild' është shndërruar në një motiv për të hedhur akuza dhe kundër akuza për njëra-tjetrën dy palët politike.

PS është shprehur se ky është një shkrim i paguar nga PD, për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Por një gjë e tillë është mohuar nga demokratët. Së fundmi është sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili i është përgjigjur deklaratës së deputetes socialiste, Blerina Gjylameti. Sipas tij, Rama është i destinuar që të ikë, pasi do e ndjekë fati i gangsterëve me të cilët qeverisë.

"Kush sulmon gazeten Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë", shkruan Bardhi.