Gjylameti për shkrimin e 'Bild': Opozita paguan për të nxirë imazhin e Shqipërisë

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti me anë të një deklarte për mediat ka thënë se shkrimi në gazetën gjermane 'Bild' ku thuhej se Shqipëria udhëhiqet nga kirminelë është i botuar me sponsorizim nga opozita jo parlamentare e Shqipërisë.Gjylameti më tej deklaron se ata paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

"Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë." deklaron ndër të tjera Gjylameti.

Deklarata e plotë:
"Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.
Në Shqiperi, askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri. Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA.: 15/05/2019 18:52

    Mos ishte rastesi qe sapo vellai kryeministrit kontrollon financat e nje klubi futbolli ndodhi qe ai klub u shpall kampion.Ç'fare rastesie.Pastaj ne nga te huajt po drejtohemi dhe ato kane te drejte te shkruajne .Ku qendron problemi ketu???.Habitem qe nuk thone edhe ato skeni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Alniku: 15/05/2019 18:43

    E lexova edhe unë artikullin çdo gjë e shkruar jan pa fakte dhe pa ivenstigimin gazetar. I kam shkruar redaksisë Bild të pres përgjigjen ??

    Përgjigju
  • John: 15/05/2019 18:27

    Pse nuk beni padi per gazeten dhe personat e perfshire por beni parade suksesesh Lerini paradat per vendet e tjera Ju nuk e kini kete te drejte

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 15/05/2019 18:25

    Gazeta Bild është gazeta më paçavure e GJERMANIS . Kjo gazet në GJERMANI është dënuar me qindra her për shpifje e gënjeshtra nga më ordineret. Kjo gazet është gazeta më e lir e gjen në çdo kafe gratis e vetmja gazet që jepet gratis nëpër kafene. Po Edi Rama është idjot nëqoftëse se hedh në gjyq ktë paçavure gazet. Shiko kush ja ka dhën lajmet kësaj gazete dy fundërrina ylli manjani një hajdut ordiner që me ktë qeveri ka udhëhequr d.m.th. edhe ylli fantomasi pranon që është hajdut e mafjoz muti. Kurse gazetaruci i partis demokratike një top MUTI i madh. Mjer Shqipria.

    Përgjigju
    • Justice: 16/05/2019 00:35

      Mjere shqiperi vetem per kto te dy,apo dhe per ramen me shoke!!!

  • Robshi kurveleshit: 15/05/2019 18:02

    Hahaha....ekonomia shqipetare tiger letre na e kanë inatin revizionistet...Po ska nevojë njeri të paguaj moj mjafton ti referohet statistikave të instatit për çdo gjë rroga shpenzime ndihme sociale lindshmërie emigrim etj etj...dhe shkruan atë që ka shkruar gjermani

    Përgjigju
    • Justice: 16/05/2019 00:36

      Zonja deri diku ka te drejte se flet per vete,ka shume mundesi qe vete ben nje jete disi te kenaqshme.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë