Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje Luizit, i cili u shpreh me ironi se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist.
“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që trilloi. Sigurisht, ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë diçka vërtet e sinqertë. Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë”, u shpreh Ermali.
Më tej, vijoi: “Pyetja ka qenë: “A të pëlqeu Luizi si aktor?” dhe me të vërtetë më pëlqeu dhe po e them edhe tani që më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar, sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe, por besoj kjo e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le ta lëmë 2-1 me Luizin”.- tha Ermali i ftuar në Wake Up.
Kujtojmë se Ermali, i ftuar në “Më lër të flas”, u pyet se si iu duk Luizi si aktor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Ermali u përgjigj: “Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”.
Nuk vonoi shumë dhe Luizi ktheu: “Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, në një intervistë për binjakët Veshaj.
Pra, sipas Ermalit, debati tashmë ka marrë fund, por s'e dimë nëse Luizi dakordëson.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
53.6%
-
Gabon
44.4%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 5716
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë: Në qiellin e trishtuar, drita u shua
12 Janar, 08:18
-
Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari
26 Dhjetor 2024, 12:57
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor 2024, 22:45
-
Luiz Ejlli përfundon në spital, çfarë ka ndodhur me këngëtarin: Jam në duar të sigurta (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 20:12
-
‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?
20 Tetor 2024, 16:51
-
Gjykata e Fierit dënoi me një vit burg Luiz Ejllin, reagon Dea Mishel: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja
14 Tetor 2024, 09:03
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor 2024, 19:50
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
10 Tetor 2024, 11:43
-
Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh
10 Tetor 2024, 10:09
-
'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze
6 Tetor 2024, 19:00
-
‘Merr pjesë në festivale’, Luiz Ejlli u përgjigjet fansave: Të detyruar të publikojmë projekte që pëlqehen nga masa
3 Tetor 2024, 17:31