Shkrimtari italian boton biografinë për kancelaren gjermane: Bota nuk është gati për largimin e Merkel, është shtylla e Evropës

Shkrimtari italian boton biografinë për kancelaren gjermane: Bota nuk është gati për largimin e Merkel, është shtylla e Evropës

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Një biografi është shkruar nga gazetari dhe shkrimtari Massimo Nova mbi rëndësinë dhe rolin e veçantë që kancelarja gjermane Angela Merkel ka luajtur në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare.

Libri i titulluar “Gruaja që ndryshoi historinë” do të merrte vëmendje të shpejtë dhe do të krijonte pikëpyetje të mëdha tek lexuesit. Bota duhet të jetë gati për përfundimin e qeverisjes së një nder lidereve më të suksesshme dhe me një impakt botëror të pakrahasueshëm. "Kjo lloj keqardhjeje- shkruan Massimo Nova,- nuk vjen thjesht për kohën e gjatë 16-vjeçare që Merkel ka qeverisur, por frika nga e panjohura dhe papërgatitja e një lideri tjetër zëvendësues".

"Nuk është rastësi se çështjet më të diskuara jo vetëm në Gjermani por në të gjitha tryezat e marrëdhënieve ndërkombëtare janë: Si do të jetë Gjermania pa Merkel dhe si rrjedhojë edhe Bashkimi Europian?  A do të marrë BE goditjen e parë të këtij sezoni bastesh, i cili do të vazhdojë në prill 2022 me zgjedhjet franceze, pa shumë dëme?".

Në një kohë të pasigurive të tilla, para se të dini se çfarë do të vijë, është e dobishme të dini sa më saktë që të jetë e mundur atë që po largohet. Dhe pikërisht për këtë arsye Massimo Nava, i njohur për lexuesit e Corriere si kolumnist dhe korrespondent, na ofron librin e tij të ri Angela Merkel.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alt: 03/09/2021 05:06

    Ça shtyllash thu o taliona , shtyll tani per tani eshte diktatura qe duan te vendosin ato qe ajo shtyll i hyft ne prapanic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë