Shkrimtarja shqiptare në Sanremo: Jam kaq pranë muzikës dhe pasionit tim, si tekstshkruese këngësh 

Nga Valeria Dedaj

Shkrimtarja shqiptare Irma Kurti së shpejti do të jetë e pranishme në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Sanremo. Romani i saj “In assenza di parole” (Në mungesë të fjalëve) u përzgjodh si një nga 12 finalistët në Konkursin e organizuar nga Casa Sanremo dhe Booksprint Edizioni. Në garë morën pjese 495 vepra dhe ishte juria popullore me 300 lexues që i vlerësoi ato.

“Për mua ky është gëzim i dyfishtë. Së pari, libri kapërceu një sfidë të vështirë, që as unë nuk e kisha menduar. Të vlerësohesh nga lexuesit është vërtet e rëndësishme.  Në konkurse të tilla je veçse një anonime, është vepra  që flet. Së dyti, ky është një libër që e kam shkruar me shpirt. “Në mungesë të fjalëve” ia kam dedikuar babait tim. Disa vite më parë ai më dhuroi një ditar me shënimet e jetës, me mendimin se mund të më frymëzonin për të shkruar diçka. Përmes shfletimit të faqeve të tij unë njoha shumë detaje të një ekzistence aspak të lehtë,  që u bënë pjesë e romanit. Ky libër tashmë është homazh për tim atë”.

Casa Sanremo (Shtëpia e Sanremos) është pika e takimit të këngëtarëve, kompozitorëve, tekstshkruesve gjatë ditëve të Festivalit.  Irma Kurti është edhe poete e këngëve; ajo ka shkruar rreth njëqind tekste këngësh. Mund të përmendim disa prej tyre: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “Një çast në kujtesën tënde”, “Shikomë në sy”, "Befas zgjohem", "Ndihem ndryshe" etj.

“Është fantastike që do të jem prezente në një mjedis të tillë si Casa Sanremo, në natën finale të Festivalit të Këngës Italiane, në prani të këngëtarëve dhe kompozitorëve. Unë kam shkruar dhe vazhdoj të krijoj tekste këngësh, vitet e  fundit edhe në italisht e në anglisht, të cilat do të publikohen së shpejti.  Është kënaqësi dhe mundësi shumë e mirë për mua, sepse jam kaq pranë botës së muzikës dhe pasionit tim për të shkruar tekste këngësh. Këto ditë po i jetoj plot emocion, jo vetëm për faktin që do të prezantoj dhe do të jap intervista në prani të gazetarëve, po edhe pse do të takoj nga afër njerëz që i kam parë vetëm në ekranin e televizionit”.

“Ceremonia finale e Konkursit do të zhvillohet pikërisht në 9 shkurt 2019  në natën finale të Festivalit më të madh të Këngës Italiane (Sanremo). Finalistët do të bashkohen së bashku në Shtëpinë e Sanremos”. 

Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe tre në anglisht. Libri i saj i ri me poezi në italisht titullohet: “Dielli ka perënduar”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen