Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, qeveria merr sot vendimin! 12 antropologë të Kosovës ‘notë proteste’: Shkakton dëm të pariparueshëm

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, qeveria merr sot vendimin! 12 antropologë të Kosovës ‘notë proteste’: Shkakton dëm të pariparueshëm

Akademia e Studimeve Albanalogjike

Ditën e sotme qeveria pritet të miratojë projektvendimin e publikuar ditë më parë ku parashikohet mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanalogjike dhe shkrirja e instituteve të saj me Akademinë e Shkencave.

Për këtë nismë pati kundërshtime të shumta, ndërsa së fundmi kanë reaguar edhe 12 atropologë nga Kosova të cilët me një notë proteste ndaj qeverisë, e kanë cilësuar këtë projektvendim si një lajm tronditës për të gjithë studiuesit e fushave të albanalogjisë dhe akademikët e kulturës e gjuhës shqipe.

Në letrën e hapur në mbështetje të Akademisë së Studimeve Albanalogjike, antropologët shprehen se mbyllja e këtij institucioni do të shkaktonte një dëm të pariparueshëm për të gjithë kërkimet antropologjike dhe arkeologjike shqiptare por edhe për ato botërore. Më tej ata kanë renditur edhe disa prej projekteve që janë në punim e sipër mes Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Studimeve Albanalogjike.

Letra e Hapur:

Me shqetësim e kemi dëgjuar lajmin, dhënë në një deklaratë për shtyp të datës 27 maj 2023, për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), në kuadër të së cilës funksionojnë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Ky është lajm tronditës për antropologët, arkeologët, gjuhëtarët, historianët e të gjithë hulumtuesit e fushave të albanologjisë, por edhe për studentët, kolegët e komunitetit akademik dhe mbarë studiuesit e historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe.

Kolegët e ASA-së, sidomos kolegët nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Instituti i Arkeologjisë, me të cilët kemi bashkëpunime të rregullta, kanë hapur shtigje të reja në studime albanologjike, duke ridimensionuar studimin albanologjik në linjë me metodat, qasjet dhe perspektivat e institucioneve të mirëfillta shkencore evropiane.

Sa i përket bashkëpunimeve kombëtare, ASA është bashkëpunëtori kryesor i Departamentit të Antropologjisë, me të cilët kemi realizuar një varg punësh dhe jemi duke punuar së bashku në vijim.

Disa prej tyre po i theksojmë këtu:

- Kolegët nga ASA janë hisedarë në formimin e Degës së Arkeologjisë në Departamentin e Antropologjisë/Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Profesor Luan Përzhita, Prof. Belisa Muka dhe Prof. Evalda Paci kanë ligjëruar për afër 1 dekadë në këtë degë dhe kanë formësuar kuadrot tona. Madje, që nga themelimi i Departamentit të Antropologjisë, në atë kohë Departamenti i Etnologjisë, profesorë nga IAKSA (në atë kohë Instituti i Kulturës Popullore) të prirë nga prof. Mark Tirta, kanë qenë të angazhuar në mësimdhënie në departamentin tonë.

- Kolegët nga Instituti i Arkeologjisë kanë pritur në vazhdimësi me dhjetëra studentë të Degës së Arkeologjisë në projektet e tyre arkeologjike duke ju mundësuar atyre kryerjen e trajnimeve në fushën e kërkimeve arkeologjike me metoda bashkëkohore që aplikohen sot në fushën e kërkimit arkeologjik

- Hulumtuesit e IAKSA-së kanë mbajtur ligjërata mysafire, kurse në Universitetin Veror të Prishtinës, tryeza e seminare të përbashkëta me profesorët e Departamentit të Antropologjisë, pa ndërprerë, që nga themelimi i Departamentit

- Me kolegët e IAKSA-së, kemi realizuar edhe konferenca të përbashkëta (si ajo për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, prej së cilës doli përmbledhja “Kosova antropologjike” 2020), punëtori të përbashkëta (si Laboratori i Antropologjisë Vizuele (LAV 2016-2020) në Prizren) e punë të përbashkëta terreni (zonat Has e Opojë)

- Kolegët e Institutit të Antropologjisë dhe Institutit të Arkeologjisë janë pjesëmarrës të përhershëm në konferencat, tryezat e punëtoritë e realizuara nga Departamenti i Antropologjisë (Seminari i Antropologjisë 2018-2023, Konferenca Ndërkombëtare e Arkeologjisë, nëntor 2022 etj.)

- Një numër i konsiderueshëm i studentëve të Departamentit të Antropologjisë ka realizuar studimet MA dhe PHD në ASA-së (prej vitit 2002 e këndej)

- ASA dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për organizim të hulumtimeve, botimeve, konferencave dhe studimeve të përbashkëta në nivelin MA dhe PHD (2023)

- Profesor Arsim Canolli është anëtar i redaksisë së revistës “Antropologjia” (revistë shkencore e IAKSA) që nga vitit 2018

- Profesor Nebi Bardhoshi është anëtar i redaksisë së revistës “Kosova Anthropologica” (revistë e Departamentit të Antropologjisë, Universiteti i Prishtinës) e themeluar sivjet

- IAKSA ka botuar monografi të profesorëve të Departamentit të Antropologjisë

- E shumë bashkëpunime të tjera.

Mbyllja e Akademisë e Studimeve Albanologjike, ku funksionojnë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Instituti i Arkeologjisë, të cilët përkojnë me fushat kryesore të studimit në Departamentin e Antropologjisë/UP, krijon një boshllëk të madh dhe shkakton dëm të pariparueshëm në kërkimet antropologjike dhe arkeologjike shqiptare.

Po ashtu, ky do të jetë një dëm jo vetëm për dijen antropologjike shqiptare, por edhe për dijen antropologjike botërore, sepse Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Instituti i Arkeologjisë janë institucione që kanë traditë dhe reputacion të mirë jashtë vendit, për studimin antropologjik dhe arkeologjik të kulturës dhe shoqërisë në Evropën Juglindore.

Jemi në solidaritet të plotë me kolegët e instituteve të ASA-së dhe kolegët tanë të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë, duke përkrahur kundërshtimin e tyre për mbylljen e institucionit të tyre dhe shkrirjen e thërmijëzimin në copa në institucione të tjera.

Pasiguria dhe tensioni e dëmtojnë punën shkencore të kolegëve të ASA-së, demotivojnë ata dhe kolegët albanologë në kërkime e bashkëpunime shkencore dhe dekurajojnë të rinjtë të nisin studimet në fushën e albanologjisë.

Besojmë se dinjiteti personal dhe akademik i kolegëve është i pacenueshëm dhe vlerësojmë vendimin e tyre për të mbrojtur kërkimin e pavarur dhe të lirë akademik në Shqipëri.

Ndërkohë ditën e djeshme, kundër projektvendimit të qeverisë u organizua edhe një protestë nga Qëndresa Qytetare që e cilësuan planin si të paligjshëm dhe të rrezikshëm për kërkimin shkencor në vendin tonë.

Vetë akademikët e ASA-s, u shprehën kundër projektvendimit, duke theksuar se shkelen një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe projektesh me institucione jashtë vendit.

Disa prej marrëveshjeve ndërkombëare të bashkëpunimit që preken nga nëse ky projektvendim i qeverisë miratohet ditën e sotme.

1. IH. Marrëveshje me Fondacionin “Konrad Adenauer Stiftung”, 2017-2023.

2. IH. Marrëveshje me Institutin e Historisë “Ali Hadri” - Prishtinë, 2019-2024.

3. IH. Marrëveshje me Universitetin e Tetovës, 2020.

4. IH. Marrëveshje me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM), Shkup, 2020.

5. IH. Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Liverpul (UK), 2022-2023.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 31/05/2023 10:44

    Duhet shkrire dhe riformuar. Nje tufe parazitesh te korruptuar. Asgje per tu vleresuar per shoqerine dhe hapesiren shqiptare.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 31/05/2023 13:12

      Ju kpsovare perpara se te jepni mendim per institucionet ne Shqiperi rregulloni punet tuaja ne Kosove ,nuk kane ngelur ministria jone te mari mendime nga ju ,mos nderhyni ne punen e ministtes sone .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur