"Shkrirja e gardës" pa opozitën...
dhe oponencën e bën mazhoranca

dhe oponencën e bën mazhoranca">
TIRANE - Drafti i ri i qeverisë për “Policinë e Shtetit” merr vërejtje në disa nene nga 5 anëtarë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe pse në një tjetër komision, atë të Ligjeve u votua me konsensus.

Ngritja e Byrosë kombëtare, kompetenca e saj në varësi të Drejtorisë së Policisë, por dhe shkrirja e Gardës së Republikës janë kundërshtuar nga deputetët socialistë Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu dhe Arben Cuko dhe deputetët e LSI, Luan Rama e Spartak Braho dhe pse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prezent vetëm për të prezantuar draftin, ka shpjeguar pse nevojitet reformë e thellë në Policinë Gjyqësore dhe në Prokurori. Ai ka shtuar se nuk është e mjaftueshme vetëm ngritja e Byrose pasi lufta kundër krimit të organizaur duhet luftuar në themel të saj. 

“Do të ketë kontrolle për punonjësit e policisë. Policia duhet të jetë llogaridhënëse ndaj qytetarëve. Kemi sfidë për të garantuar siguri. Synojmë demokratizim të policisë së shtetit. Do kemi ekspertizë të huaj për të ndihmuar hetimet. Do ketë ndëshkime për shkelësit e ligjeve. Duhet t’i jepen kompetenca policisë për hetime reale. Duhet të reformohet sistemi dhe të gjithë mekanizmat e drejtësisë penale”, tha ministri Tahiri.

Depuetët e LSI-së dhe PS-së, të cilët i kanë dhënë vërejtjet pa praninë e ministrit janë shprehur kundër shkrirjes së gardës, madje disa prej tyre kanë deklaruar votën kundër kur të votohet nën për nen. 

Paulin Sterkaj: Nuk mund ta bëjmë këtë gjë se thotë njëri një fjalë se do ketë pasoja më tej. Korruspioni dhe krimi në Shqipëri nuk është si në vendet e tjera.

Spartak Braho: Merreni parasysh vërejtet sepse po bëjnë opozitë pa opozitën  Këtu ka kuadër që ka punuar në gardën e Republikës së Shqipërisë para se Sajmiri të bëhej jurist dhe ministër i Brendshëm.

Luan Rama: S’mund të fshihet me një të rënë të lapsit Garda

Mustafaraj: Perceptimi i byrosë kombëtare ishte te ndiqte korrupsionin elitar, e jo të gjitha. Përfaqësuesit e prokurorisë kanë qenë në grupin e punës.

Por deputeti Taulant Balla ka mbrojtur variantin e qeverisë duke shpjeguar se mazhoranca ka një axhendë që synon ta përmbushë.

Pavarësisht kontestimeve për këto nene të draftit, në fund është votuar projektligji me abstenimin vetëm të deputetit të LSI Luan Rama dhe të mungesës së deputetëve demokratë. Kanë qenë dhe dy pika të tjera të cilat janë kritikuar në projektligj, si përshembull: Nëse një efktiv policie për 2 vjet nuk rri në punë, nuk ka të drejtën e rikthimit dhe çëshjtet e arsimit për efektivët e policisë.
 
 “Në këtë ligj parashikohet një standard modern për arsimimin policor. Policia ka nevojë për reformim themelor. Ne synojmë krijimin e specialistëve të lartë të cilët do të shkollohen me kurrikula moderne. Në projektligj parashikohet mundësia për t’i krijuar Policisë së Shtetit atë dritare për të marrë nga shoqëria njerëzit të specializuar nga ato fusha ku nevojitet eksperiencë. Për shembull për luftën ndaj krimit kibernetik nevojiten profesionistë të fushës”, u shpreh ministri.
 
Ndërsa deputeti i LSI, Luan Rama tha se policia nuk është e shkolluar siç duhet, ndërsa u ndal edhe tek strukturën e gradave në Policinë e Shtetit.
 
“Ka 10 vite që Policia e Shtetit është e pashkolluar si duhet. duhen kurrikula moderne për trajnimin e profesionistëve. Po kështu duhet të sqarohet edhe pjesa e gradave”, Luan Rama.

Meta: Asnjë vend s’ka Gardë si ne. Stërkaj: Këtu s’ka siguri
Ndërsa përfaqësuesi i ministrisë së Brendshme, Bilbil Meta tha se në asnjë vend nuk ka gardë siç ka vendi ynë.
 
“Nuk ka gardë askund siç kemi ne. Ne jemi shtet i vogël që të kemi polici ushtarake dhe polici shteti”, tha Bilbil Meta.
 
Ndërsa deputetit Stërkaj tha se vendin tonë duhet të ketë më shumë siguri.
 
“Këtu duhet me u rujt. Këtu s’është kriminaliteti kaq i thjeshtë si vendet e huaja. Nuk mund të shkojë edhe Garda edhe Byroja edhe policia në një dorë. Nëse doni ta bëni për hatër të njërit apo tjetrit e mbyllim, por do ketë pasoja. S’mund ta mbyllim gardën se ka hedh njeri një fjalë në treg”tha deputeti Stërkaj.
 
Por deputeti i PS, Taulant Balla është ndalur tek ruajtja e personaliteteve.
 
“Ish-kryeministri Berisha ruhej nga 200 veta. Rama nga 10. Mazhoranca e re ka një prirje tjetër për ruajtjen e personaliteteve. Ruajtja me batalione është turp”, tha Balla.
 
Redaksia Online
(Gre.M/e.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)