INTERVISTA/Shkroi historinë në Botërorin e atletikës për Shqipërinë, por Luiza Gega nuk kishte as masazhator, as fizioterapist (VIDEO)

 

ReportTV e takon Luiza Gegën në kodrat e Parkut të Liqenit në Tiranë. Pas suksesit të arritur në botërorin e Dohas, atletja shqiptare vazhdon të stërvitet pa pistë, pa masazhator, pa fizioterapist. E megjithatë ajo është optimiste dhe kërkon gjithnjë më shumë nga vetja.

Tre ditë më parë atletia Luiza Gega shkroi historinë në mbretereshën e sporteve duke u bërë e para shqiptare që garon në një finale Botërori. Kjo gjithsesi nuk ishte arritja e vetme pasi Gega u rendit e nënta nga 15 sportistë, por në të njëjtën kohë theu edhe rekordin kombëtar me kohën 9 minuta, 19 sekonda dhe 93 të qintat. Të mërkurën në darkë ajo është kthyer nga Katari, por sot në mëngjes e gjen duke vrapuar në kodrat e liqenit. Në një intervistë për ‘report tv’ 31-vjeçarja shprehet se është shumë e lumtur për atë që arriti në botëror:

“Unë sapo jam kthyer nga Doha dhe jam vërtet e lumtur që u riktheva me objektiva të arritura. E kisha deklaruar dhe më parë se kush janë këto objektiva. Ishte futja në finale dhe aty do mundohesha të pozicionohesha sa më mirë dhe të vendosja rekord të ri kombëtar. Rekordi i ri kombëtar do të thotë se ti je në formën më të mirë. Pra ke arritur një rezultat që se kisha arritur kurrë më parë. Unë në fakt nuk isha futur kurrë në një finale të tillë dhe vërtete e dojë këtë. Duke parë rezultat që kasha mundësitë ishin, por sigurisht që gara është garë dhe ti kurrë nuk e din.”

Performanca në botëror ishte brilante, por Gega tregoi se mund të kishte bërë më shumë.

“Në fazën e eliminatoreve nuk u ndjeva ashtu siç duhej. Arsyeja është se nuk kisha fizioterapist dhe masazhatorë.  Këto nuk i kisha dhe kështu nuk isha në formën time më të mirë.”- deklaroi atletia.

Gega tani duhet të stërvitet për garat e ardhshme, por realiteti shqiptar është shumë i hidhur.

"Ja unë jam në Tiranë dhe nuk kemi një pistë vrapimi."-u shpreh më pas sportisja.

Pavarësisht të gjithave Gega është kualifikuar për Lojtarat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm për të cilat deklaroi se synon sërish të shkojë në finale.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 04/10/2019 13:13

    Luisa, duhet të shesësh garat! Vetëm kështu fiton vëmëndjen e opinioni e publikut e sponsorizuesve. Në atë vënd vetëm për qelbësira e hajdutër ka famë e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen