Shkroi libër për operacionin ku mbeti
i vrarë Bin Laden, 7 milionë $ gjobë

Shkroi libër për operacionin ku mbeti<br />i vrarë Bin Laden, 7 milionë $ gjobë
Ish-komandoja amerikan që ka shkruar libër për operacionin në të cilin mbeti i vrarë Osama bin Laden është gjobitur me 7 milionë dollarë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi ka shkelur marrëveshjen e ruajtjes së sekretit.
 
Në vitin 2012, Matt Bissonette nuk ka arritur të marrë lejen e posaçme nga Pentagoni para se libri "No Easy Day" të publikohej nën pseudonimin Mark Owen.
 
Lideri i Al Kaedës u vra në maj të vitit 2011 nga komandot e njësisë Navy Seal dhe trupi i tij u varros në det. Komandot e kësaj njësie kanë një kod heshtjeje dhe nuk i bëjnë të njohura operacionet për publikun.
 
Komandoja Matt Bissonette ka pranuar në gjykatë se nuk e kishte dhënë librin e tij për rishikim ndaj dhe ka rënë dakord për të paguar gjobën duke u shfajësuar se kishte vepruar në bazë të një këshille të pasaktë të avokatit të tij.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës