Shkrumbimi i dy lokaleve në Shkodër/ Zjarri u përhap pasi plasi një bombol gazi! Digjen grila, lule e ballkonet e pallatit

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i madh që ka rënë në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit, ku janë shkrumbuar 2 lokale dhe është djegur fasada e një pallati dhe ashensori.

Zjarri i rënë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole në një prej lokaleve që është në katin e parë të pallatit. Një fakt i tillë është pohuar nga shefi i repartit të ndërhyrjes në zjarrfikësen e Shkodrës Rdivan Bushati. Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur ne orën 03: 20 minuta te mengjesit të sotëm ndërkohë që në vendin e ngjarjes kane qene prezent 5 mjete zjarrfikëse.

Nga ana tjetër ai ka ngritur një tjetër shqetësim pikërisht për këtë pallat i cili është një minë me sahat pasi nuk ka vend për hyrjen e zjarrfikësve nga mbrapa. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëmtime të të gjithë fasadës. Janë djegur ballkonet e banesave, lule, grila por fatmirësisht zjarri s'ka depërtuar brenda.

"Është marrë njoftimi që ka një zjarr në qendër të qytetit. Vetëm 3 minuta kemi shkuar në vatrën e zjarrit me të gjitha mjete që kemi pasur në dispozicion. Zjarri ka qenë në lokalet poshtë pallatit në një nga lokalet. Ka përfshitë treja lokalet. Edhe ashensorin e 12 kateve. Fatmirësisht spatëm viktima dhe zjarri u neutralizua shumë shpejt për pozicionin dhe vednin, Ska pasur probleme në  banesat sipër lokaleve. Ka pasur vetëm tym.

Ekspertiza po punon. Disa nga lokalet janë ngrohur me bombola gazi. Ka mundësi që bombola të mos ketë qenë e rregullt dhe si pasojë ka shkaktuar një zjarr të tillë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja. Kjo është një pyetje shumë me vend. Është një pallat që nuk ka asnjë hyrje për zjarrfikëset. Jo vetëm për zjarrfikëset por edhe vetë personi futet në vështirësi. I bëj thirje IKMT të hapë rugën për të manovru në raste të tilla. Te ana e zjarrit ska pasur njerëzs, por ballkonet me lule dhe çfarë ka pasur kanë marrë flakë por ska depërtu brenda pallatit. Është minë me sahat., Për raste të tjera duhet të marrim masa për të hapur një rrugë. Vetëm nëpër filma mund të kemi parë një zjarr të tillë por fatmirësisht arritëm ta vëmë në kontroll. Zjarrfikësit janë njerëzit më të papaguar në Shqipëri", tha ai.


Lajmi kryesor:

Zjarr i madh në Shkodër/ Shkrumbohen gjatë natës 2 lokale, shkak plasja e bombolës! Digjet fasada e pallatit, ballkonet... e grilat por shpëtojnë banesat (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar