Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, zjarrfikëset luftë me flakët

Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, zjarrfikëset luftë me flakët

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Kokodhiq të Gjirokastrës. Banesa në fjalë ishte në pronësi të Thoma Dobros. Banesa është shkrumbuar brenda pak minutash nga zjarri për shkak se ishte vatër shumë e madhe.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë luftuar me zjarrin për ta vënë në kontroll. Sipas shefit të PMNZSH, Kutjim Bizhgani, zjarri ka shkrumbuar një depo dhe 2/3 e banesës megjithatë zjarri u arrit të vihej nën kontroll pa shkaktuar dëme të tjera.

Nga ky zjarr përveç dëmeve materiale nuk ka patur persona të lënduar. Ndërsa shkak i zjarrit ka qenë një pakujdesi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar