Shkrumbohet banesa në Golaj të Hasit, familja mbetet në qiell të hapur para Vitit të Ri

Shkrumbohet banesa në Golaj të Hasit, familja mbetet në qiell të hapur para Vitit të Ri

Pamje nga banesa e djegur

Në prag të fundvitit është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit një shtëpi në Golaj të Hasit. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit. 

Familja Meshi, me 5 anëtarë, tashmë është në qiell të hapur. Dy bashkëshortët, vajza dhe dy djem, të moshës 10, 18 dhe 22 vjeç, aktualisht janë strehuar të shtëpia e babait të kryefamiljarit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndij elektrike. Grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë